Skip to content
Të Gjitha

Asambleja e “socialistëve dixhitalë”, ministrat në shënjestrën e bazës, zbardhet axhenda e mbledhjes

· 2 min lexim

Sot mbahet Asambleja e Partisë Socialiste dhe është caktuar të fillojë  në orën 15:30.  Asambleja do të zhvillohet te Amfiteatri i liqenit me fjalën e kryeministrit Edi Rama për të vijuar më pas me propozimin e zgjedhjen e organeve drejtuese të Partisë.

Mbledhja që përgatit fushatën elektorale të PS-së mbahet në kohë pandemie, prandaj axhenda është shoqëruar më shënimin  “E detyrueshme mbajtja e maskës nga pjesëmarrësit në mbledhje”

Në këtë asamble do të prezantohet edhe një herë platforma dixhitale që do të përdorë PS për zgjedhjen kandidatëve me deputetë, një proces i ndryshëm nga ai i demokratëve që po shkojnë në kutitë e votimit. Një proces paralel i kësaj platforme do të jetë edhe vlerësimi i ministrave. Këto opinione do t’i përdorë kryeministri Rama për të bërë ndryshime në qeveri para zgjedhjeve.

Axhenda e Asamblesë së PS-së

Pjesa e parë

Hapja e mbledhjes.

Fjala e Kryetarit të Partisë dhe Kryeministrit, Edi RAMA.

Propozimi dhe zgjedhja e organeve drejtuese të Partisë.

 

Pjesa e dytë

Projekt-Rregullore për organizimin dhe zhvillimin e fushtaës ”Zgjidh deputetin tënd”;

Miratimi i Librit të Rregullave të Partisë:

Projekt -rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i AK të Partisë” ;

Projekt- rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Kryesisë së Partisë”;

Projekt-rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Sekretariatit Ekzekutiv të Partisë”;

Projekt-rregullore: “Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës”;

Projekt-rregullore: “Kryefinancieri dhe Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare të Partisë”;

Projekt-rregullore: “Strukturat organizative vendore të Partisë”;

Projekt-rregullore: “Grupi i këshilltarëve socialistë në bashki”;

Projekt-rregullore: “Strukturat elektorale vendore”;

Projekt-rregullore: “Kodi i Etikës në Parti”;

Projekt-rregullore: “Kodi i Zgjedhjeve në Parti”;

Projekt-rregullore: “Votëbesimi në parti”;

Projekt-rregullore: “Marrëdhëniet e partisë me Organizatat e tjera”;

Projekt-rregullore: “Dokumentacioni në parti dhe administrimi i tij”;

Mbyllja e mbledhjes.

/Gazeta Reforma/