Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

As administrata nuk po gjen dot punonjës, e “braktisin” edhe drejtorët

08:57 14/04/2023
Reading Time: 3 min lexim

Punësimi në administratë ka qenë i lakmuar vit pas viti nga një numër jo i vogël individësh si një formë më komode sesa puna në privat.

Kjo tendencë shënoi rritje edhe në vitin 2022 në raport me vitin 2021 kur numri i aplikantëve për një pozicion të lirë të shpallur pësoi rritje.

Të dhënat për vitin 2022, tregojnë se ka patur mesatarisht rreth 17.9 aplikime për pozicion, bazuar në 19173 aplikime në total, për 1070 pozicione të shpallura. Ndërkohë në vitin 2021 kjo mesatare ishte 15.

Departamenti i Administratës Publike vëren se numri mesatar i aplikantëve sipas llojit të procedurës për vitin 2022 rezulton si vijon: procedura e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive – 19.9; procedura e lëvizjes paralele – 2.3; procedura e ngritjes në detyrë – 2.3; procedura e pranimit nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese – 3.29.

Por situata e punësimit, ashtu si në tërësi në tregun e punës në vend, është shfaqur e komplikuar edhe për administratën.

Teksa tendenca e atyre që duan ti bashkohen administratës ishte në rritje në vitin 2022 duket se në kontrast ka qenë e atyre që ishin pjesë e saj dhe janë larguar.

Vendesh bosh më të shumtat janë vënë re në kategorinë ekzekutive që është niveli më i lartë në administratë teksa në kategorinë e mesme dhe të ulët vakancat kanë qenë më të ulëta.

Planifikimi për vakanca në nivel ekzekutiv ishte për 604 pozicione në administratë por në finale kanë rezultuar 788 shpallje.

“Kjo tendencë për të shpallur më tepër vende se plani vihet re ndër vite dhe nga analiza e të dhënave që Departamenti i Administratës Publike administron, rezulton se arsyeja e shpalljes së këtyre pozicioneve është krijimi i vakancave të paplanifikuara, të krijuara rishtazi gjatë vitit 2022 si pasojë e dorëheqjeve të 260 nëpunësve civil nga institucionet e administratës shtetërore.

Përpos kësaj, natyra dhe zhvillimet brenda shërbimit civil janë të tilla që kërkojnë përshtatje të herëpashershme sa i takon nevojave të burimeve njerëzore, çka e vështirëson edhe më shumë respektimin rigoroz të numrit të planifikuar për vende vakante.

Me qëllim përmirësimin e procesit të planifikimit vjetor të nevojave për rekrutim, u miratua nga DAP udhëzimi përkatës i cili unifikon dhe përmirëson procesin e planifikimit nga njësitë e burimeve njerëzore” thuhet në raportin vjetor të DAP.

As administrata nuk gjen dot punonjës

Disa pozicione pune që duan specializim në një fushë të veçantë kanë qenë të vështira për t’u plotësuar edhe në administratë.

Ky është një ngërç për të cilin tashmë prej disa vitesh është vënë alarmi ku degë të ndryshme në universitete po mbeten pa studentë duke paralajmëruar një krizë të thellë në burimet e specializuara njerëzore. Përpos pamundësisë për të gjetur punonjës me kualifikime të veçanta në fusha specifike problematike është shfaqur situata në rajone të vogla.

“Vlen të përmendet se në realizimin prej 78% të plotësimit të vendeve vakante të shpallura ka ndikuar arsyet si vijon: mungesa e kandidatëve që zotërojnë një diplomë universitare në profilin agronomi, veterinari, zootekni, shkenca inxhinierie, natyrore, mjedisore etj.; mungesa e kandidatëve me nivel të lartë arsimor si “doktoraturë” në qendrat e transferimit të teknologjive bujqësorë, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, etj; vendndodhja gjeografike e pozicioneve të punës, në qytete si Ballsh, Shkodër, Gramsh, Pukë, Lushnje, Pogradec, Mallakastër, Gjirokastër, Krujë etj.; natyra e pozicionit të punës: audites, prokurime, financier-nëpunës zbatues. Si rrjedhim i sa më sipër rezultoi se 337 pozicione pune të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese janë mbyllur pa kandidatë fitues” nënvizon raporti. / Revista Monitor

Të lidhura

Durrësi mikpret kulturat e botës në edicionin e 6-të të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik
Aktualitet

Durrësi mikpret kulturat e botës në edicionin e 6-të të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik

Qyteti i Durrësit është kthyer këto ditë në një skenë shumëngjyrëshe të kulturës dhe traditës, falë edicionit të 6-të të...

18:37 03/07/2025
Rifillojnë gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, zbulohet kulla e shekujve IV-VI
Aktualitet

Rifillojnë gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, zbulohet kulla e shekujve IV-VI

Pas afro tri dekadash ndërprerje, kanë rifilluar gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, një prej monumenteve më të rëndësishme historike...

18:12 03/07/2025
Para
“Ka probleme me karakterin dhe një falsitet në daljet publike”, Haxhiu: Nuk e votoj Erion Veliajn për Tiranën

“Ka probleme me karakterin dhe një falsitet në daljet publike”, Haxhiu: Nuk e votoj Erion Veliajn për Tiranën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rikthen traditën, Papa Leoni XIV do të kalojë pushimet verore në Castel Gandolfo

Rikthen traditën, Papa Leoni XIV do të kalojë pushimet verore në Castel Gandolfo

18:56 03/07/2025
Durrësi mikpret kulturat e botës në edicionin e 6-të të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik

Durrësi mikpret kulturat e botës në edicionin e 6-të të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik

18:37 03/07/2025
Rifillojnë gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, zbulohet kulla e shekujve IV-VI

Rifillojnë gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, zbulohet kulla e shekujve IV-VI

18:12 03/07/2025
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur

17:47 03/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.