Prokuroja e Përgjithshme e Përkohshme merr një tjetër “dush” të ftohtë, por këtë herë nga Gjykata Administrative.
Pas verejtjes së marrë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë të ONM-së për mungesën e Lidershipit, këtë herë kanë qenë dy ish- drejtuesit e prokurorisë së Krimeve të Rënda, Olsian Cela e Besim Hajdarmataj që ia kanë ndryshuar 360 gradë qëndrimin.
Dy prokurorët I janë drejtuar Gjykatës Administrative pasi kanë konsideruar të paligjshëm urdhërin e Arta Markut për transferimin e prokurorit Besim Hajdarmataj në Pogradec dhe Olsion Celës në Berat.
Administrativja ka shpallur si të pavlefshëm urdhrat e transferimit të prokurorëve, të cilët kryeprokurorja e përkohshme i transferoi në rrethe pas një debati që u zhvillua për shortin e dosjes “Shullazi”.
Nëse kujtojmë Hajdarmataj ka qenë edhe drejtuesi i Prokurorisë se Krimeve të Rënda, i cili kërkoi arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, por u shkarkua nga Marku, duke e tranferuar në Pogradec.