Skip to content
Të Gjitha

Arrestohet shqiptari në Itali, policia i sekuestroi 3 armë, 5 pushkë dhe heroinë

· 1 min lexim

Në kuadër të operacioneve anti-drogë dhe armëmbajtjeve pa leje policia italiane ka arrestuar një shqiptar.

Në shtëpinë e tij në San Pancrazio janë gjetur armë dhe lëndë narkotike.

Konkretisht, karabinierët sekuestruan tre pistoleta, pesë armë të llojit pushkë dhe gjysëm kile heroinë.

Armët e sekuestruara

Gjithashtu, në banesë janë gjetur edhe sende të vjedhura.

Bizhuteritë e vjedhura

Policia italiane ka publikuar disa foto, ku shihen bizhuteri të shtrenjta, si orët, varset dhe unazat e floririt.

Deri më tani nuk është bërë i ditur identiteti i shqiptari.

Ai pritet të dalë para gjykatës këto ditë.