Skip to content
Bota

Arrestohet murgesha mafioze në Itali, e përfshirë në grupin kriminal “Ndrangheta”

· 1 min lexim

Një murgeshë, Motra Anna Donelli, është ndër 25 të arrestuarit në një hetim nga Prokuroria e Breshias kundër një grupi të dyshuar kriminal të lidhur me ‘Ndrangheta-n’.

Sipas akuzës, murgesha shërbente si ndërmjetëse për të siguruar lidhjen mes shoqatës dhe bashkëpunëtorëve të ndaluar në burg.

Ndër të arrestuarit janë edhe ish-këshilltarë bashkiakë të qytetit të Breshias.

Të 25 personat e ndaluar akuzohen për zhvatje, trafik armësh dhe droge, tregti me mallra të vjedhura, fajde, krime tatimore dhe pastrim parash.

Ata dyshohet se kanë ndihmuar bandën e Tripodit të Kalabrisë, për të përfituar financiarisht në mënyrë të paligjshme, ashtu edhe për të ruajtur kapacitetin dhe reputacionin kriminal të grupit.

57 vjeçarja Anna Donelli, vullnetare në burgun e Breshias dhe shpesh arbitronte edhe ndeshjet e kalçetos mes të rinjve, dyshohet se ka pasur një rol kyç në pastrimin e parave dhe fshehjen e të kërkuarve të drejtësisë.

Ajo u zbulua pas hetimeve disa mujore dhe lajmi ka bërë xhiron e rrjetit në pak orë.