Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Arjan Curri: Në Shqipëri gjykohesh me perceptim, ikni sa s’është vonë

11:33 10/04/2026
Reading Time: 3 min lexim
Screenshot

Screenshot

Analisti Arjan Curri ka ngritur tone të forta alarmi për mënyrën si funksionon sistemi i drejtësisë në Shqipëri, duke e cilësuar atë një mekanizëm të deformuar, ku qytetarët nuk përballen me standard të qartë ligjor, por me perceptim dhe opinion.

I ftuar në “Top Story”, Curri u shpreh se në vend është krijuar një “valle hipokrizie”, ku askush nuk merr përsipër të vendosë rregulla të sakta për standardin e paraburgimit, ndërsa gjykatat, sipas tij, vazhdojnë të mbajnë njerëzit në burg dhe t’i shtyjnë të kërkojnë drejtësi në shkallë më të larta, deri në Strasburg.

“Të gjithë janë në një valle hipokrizie të tmerrshme sepse askush nuk do që ta vendosë këtë padrejtësi të madhe siç është standardi i paraburgimit në vend, madje më shumë duan ta bëjnë më lëmsh se ç’e kanë bërë deri tani. Edhe vendimi i vitit 2011 i mirë është, por gjykatat e ulëta nuk e zbatuan, ose e zbatuan kur u interesonte, nëse i paraburgosuri kishte fakte në një valixhe me letra ‘me vlerë’. Kështu që tani thjesht është rritur pazari.”

Sipas Currit, nëse do të kishte vullnet politik për të ndryshuar këtë realitet, do të ishte ndërhyrë drejtpërdrejt në ligjin procedural penal për të përcaktuar qartë se kur një person duhet të mbahet në burg dhe kur jo. Por, sipas tij, kjo nuk ndodh, sepse vetë sistemi ushqehet nga klima e opinionit publik.

“Askush nga këta nuk do ta bëjë. Nëse do të donte ta bënte Rama, ndryshonte ligjin procedural penal dhe vendoste në ligj ekzaktësisht se në cilat raste njeriu mbahet në burg dhe në cilat raste jo. Gjykatat e ulëta nuk e duan këtë vendim sepse thonë: ‘Ç’na duhet ne, populli këta i do në burg.’ Kanë atë idenë: shko më lart, gjeje më lart drejtësinë, mundësisht deri në Strasburg. Gjykata e Lartë ka rrëzuar çdo kërkesë për paraburgim, pra i ka lënë në burg, as Apeli nuk do ta bëjë.”

Curri ndaloi edhe te çështja e Ilir Metës, duke veçuar si tepër të rëndë një pjesë të arsyetimit që, sipas tij, e la ish-presidentin në burg. Ai tha se formulimi se ekziston perceptimi edhe për një vëzhgues të jashtëm që Meta mund t’i ketë kryer veprat penale, është tregues tronditës i mënyrës si po funksionon drejtësia.

“Kishte sot seancën për Ilir Metën dhe e la në burg me një deklaratë të tmerrshme duke thënë se ekziston perceptimi edhe për një vëzhgues të jashtëm që Meta mund t’i ketë kryer këto vepra penale. Kur lexoj këtë fjali nga Gjykata Kushtetuese them, siç kam thënë edhe më herët: Ikni! Kush është arratisur të mos kthehet, kush nuk ka ikur ende të ikë sa është akoma në kohë, sepse ky është një sistem jashtëzakonisht idiotesk, që fillon nga gjykatat e ulëta deri te Gjykata Kushtetuese. Vë duart në kokë me këtë që lexon. Në këtë vend gjykohesh me perceptim, me opinion.”

Me këtë deklaratë, Curri vë në qendër të debatit publik jo vetëm rastin konkret të Ilir Metës, por vetë standardin me të cilin funksionon drejtësia në vend, duke sugjeruar se problemi nuk qëndron vetëm te një vendim, por te një kulturë e tërë gjykimi që, sipas tij, është ngritur mbi perceptim dhe jo mbi prova e siguri juridike.

Të tjera

Rritja e çmimit të naftës po fundos transportin, paralajmërohet shtrenjtimi i biletave dhe falimenti i linjave
Aktualitet

Rritja e çmimit të naftës po fundos transportin, paralajmërohet shtrenjtimi i biletave dhe falimenti i linjave

Rritja e çmimit të naftës po e shtyn edhe më tej drejt krizës transportin interurban, ndërsa operatorët në Elbasan thonë...

12:45 10/04/2026
Curri: “Valle hipokrizie” për arrestin me burg, ‘VIP-at’ nuk dalin
Kryesore

Curri: “Valle hipokrizie” për arrestin me burg, ‘VIP-at’ nuk dalin

Kolegjet e Bashkuara të Gjykata e Lartë zhvilluan një mbledhje pas shumë vitesh për të shqyrtuar ndryshimin e praktikës gjyqësore...

11:39 10/04/2026
Para
Curri: “Valle hipokrizie” për arrestin me burg, ‘VIP-at’ nuk dalin

Curri: “Valle hipokrizie” për arrestin me burg, ‘VIP-at’ nuk dalin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rritja e çmimit të naftës po fundos transportin, paralajmërohet shtrenjtimi i biletave dhe falimenti i linjave

Rritja e çmimit të naftës po fundos transportin, paralajmërohet shtrenjtimi i biletave dhe falimenti i linjave

12:45 10/04/2026
Curri: “Valle hipokrizie” për arrestin me burg, ‘VIP-at’ nuk dalin

Curri: “Valle hipokrizie” për arrestin me burg, ‘VIP-at’ nuk dalin

11:39 10/04/2026
Arjan Curri: Në Shqipëri gjykohesh me perceptim, ikni sa s’është vonë

Arjan Curri: Në Shqipëri gjykohesh me perceptim, ikni sa s’është vonë

11:33 10/04/2026
Agim Kola i ANK nisi punimet pa leje, raporti paralajmëroi rrëshqitjet, shembja e Elbasan-Qafë Thanë nën dyshime për shkelje të rënda

Agim Kola i ANK nisi punimet pa leje, raporti paralajmëroi rrëshqitjet, shembja e Elbasan-Qafë Thanë nën dyshime për shkelje të rënda

11:10 10/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.