Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Arbjan Mazniku në SPAK: Dosja që mund të fundosë jo vetëm një ministër, por një sistem

18:11 16/06/2025
Reading Time: 3 min lexim

Arbjan Mazniku është më në fund nën hetim zyrtar nga SPAK. Pas shumë vitesh denoncimesh publike dhe skandalesh që lidhen me abuzim me detyrën, konflikt interesi dhe pasurim të paligjshëm, ish-zv.kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe aktualisht Ministër për Pushtetin Vendor, po përballet me dosje konkrete në Prokurorinë e Posaçme.

Hetimi ka nisur me një kontroll të befasishëm në banesën e tij vetëm tre muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, i shoqëruar nga një verifikim mbi tenderat e Bashkisë së Tiranës dhe një procedurë të dyshuar fiktive për rikonstruksionin e rrugës “Xhon Belushi” në zonën e Freskut.

Ajo që po ndodh tashmë me vonesë, duhet të kishte ndodhur shumë më herët dhe për shumë më tepër.

Mazniku është një nga figurat më të ekspozuara në rrjetin e abuzimit me fondet publike në kryeqytet. Emri i tij del në çdo aferë të madhe që ka prekur Bashkinë e Tiranës në vitet e fundit. Nga tenderat e dyshimtë, tek përfitimet e fshehta përmes bizneseve të familjarëve, gjithçka tregon për një model të ngritur mbi kapjen e institucioneve, shpërdorimin e pushtetit dhe kthimin e Tiranës në një plaçkë personale.

Një nga skemat më të freskëta që po hetohet nga SPAK lidhet me restorantin “The Home”, një biznes që menaxhohet përmes bashkëshortes së tij, Marinela Lika. Gjatë viteve 2021–2022, ky restorant ka përfituar tendera në vlerë rreth 800 mijë euro nga Bashkia e Tiranës dhe kompania publike “Tirana DC”, në të cilën Mazniku mbante postin e Kryetarit të Këshillit Administrativ deri në gusht të vitit 2024.

Në foto, celebrimi i Arbjan dhe Ina Maznikut- Erion Veliaj dhe Endri Fuga dëshmitarë

Marinela Lika, njëkohësisht këshilltare e Ramës për Parlamentin dhe ish-koordinatore e “Mjaft”, është shembulli perfekt i transformimit nga aktiviste kundër korrupsionit në përfituese të tij.

Endri Fuga nga ana tjetër, spin doctor-i i Ramës, ka ndërtuar një industri të tërë propagande duke shpërdoruar miliona euro nga fondet publike. Si arkitekt i manipulimit të opinionit publik, ka ngritur një sistem të plotë kontrolli mediatik përmes presionit të reklamave dhe portaleve të financuara me taksat tona.

Sikur të mos mjaftonte, “The Home” është vendosur në masë sigurimi nga Drejtoria e Tatimeve për detyrime të papaguara në vlerën e 27 milionë lekëve të vjetra, një fakt që shfaq arrogancën dhe pandëshkueshmërinë që ka shoqëruar çdo veprim të Maznikut në pushtet.

Por historiku i tij është shumë më i gjatë. Ai është mjeshtër i përfitimeve të dyfishta, siç dëshmon rasti famëkeq i Barcelonës, ku mori dy herë pagesë për të njëjtën natë hoteli, një herë nga kompania Fusha dhe një herë nga arka e Bashkisë. Kur u zbuluan këto pagesa të dyfishta, ai u justifikua se i kishte kthyer paratë “cash”, pa dokument , një version që nuk e beson askush. Prokuroria e rihapi dosjen, por si gjithmonë, llogari nuk u dha.

Emri i Maznikut del edhe në dosjen famëkeqe “5D”, ku dhjetëra zyrtarë bashkiakë u implikuan në tendera fiktivë për shërbime inekzistente. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e skemës së biletave të transportit publik, një tjetër mekanizëm grabitjeje që për vite me radhë zhvati miliona euro nga xhepat e qytetarëve të Tiranës. Në çdo dosje, çdo transaksion të dyshimtë dhe çdo dokument hetimor, gjendet një vulë: Arbjan Mazniku.

Dhe ndërsa qytetarët e zakonshëm përballen me padrejtësi të përditshme, Mazniku, në vend që të thirrej për të dhënë llogari, u promovua nga Edi Rama në qeveri. Kjo tregon më shumë se çdo deklaratë tjetër se sistemi është i kapur, se SPAK është ende i rezervuar për të prekur “të paprekshmit”, dhe se lufta kundër korrupsionit është selektive dhe e pamjaftueshme.

Është koha për të ndalur këtë zinxhir hajdutësh institucionalë që e kanë kthyer Tiranën në një biznes privat. Hetimi ndaj Maznikut nuk duhet të jetë thjesht një dosje që ndizet dhe ftohet sipas interesit politik. Ai duhet të jetë provë se pas rënies së figurës së parë, vjen rënia e gjithë zinxhirit. Nëse jo, atëherë SPAK jo vetëm që dështon në misionin e tij, por legjitimon pikërisht sistemin që u ngrit për ta shembur.

Drejtësia që ndalet te Veliaj dhe nuk prek Maznikun, nuk është drejtësi, është marrëveshje. Dhe marrëveshjet me krimin nuk janë kompromis, janë kapitullim.

Etiketa: Arbjan Maznikureformaeditorial

Të lidhura

Të shtëna me armë në Korçë, autori mbyllet në banesë, Policia rrethon zonën
Aktualitet

“Ishte mbyllur në vetvete”/ Zhdukja e të miturit në Korçë, flet nëna e 16-vjeçarit

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, u trajtua historia e zhdukjes së 16-vjeçarit Anxhelo Abidini nga Korça. I...

13:53 17/06/2025
GJKKO rrëzon ankimin e Ajola Xoxës
Aktualitet

5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dënohen për shkelje në tendera/ GJKKO jep vendimin

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë pesë ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës për shkelje të barazisë në tendera publikë, në...

13:42 17/06/2025
Para
BMW del nga rruga dhe përmbyset, tre të lënduar në Korçë

BMW del nga rruga dhe përmbyset, tre të lënduar në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Të shtëna me armë në Korçë, autori mbyllet në banesë, Policia rrethon zonën

“Ishte mbyllur në vetvete”/ Zhdukja e të miturit në Korçë, flet nëna e 16-vjeçarit

13:53 17/06/2025
GJKKO rrëzon ankimin e Ajola Xoxës

5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dënohen për shkelje në tendera/ GJKKO jep vendimin

13:42 17/06/2025
“Dashuria e shekullit”/ Përplasja në sallën e gjyqit mes Hoxhës dhe Alibejt për Megi Kilën

“Dashuria e shekullit”/ Përplasja në sallën e gjyqit mes Hoxhës dhe Alibejt për Megi Kilën

13:20 17/06/2025
Gjykata e Posaçme merr vendim për Erion Veliajn dhe Elman Abulen

Gjykata e Posaçme merr vendim për Erion Veliajn dhe Elman Abulen

12:52 17/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.