Skip to content
Politikë

Apeli shqyrton kërkesën e Ajola Xoxës për kthimin e sendeve të sekuestruara

· 1 min lexim

Ajola Xoxa vijon përballjen me drejtësinë, ndërsa sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit shqyrtohet kërkesa e saj për kthimin e celularit, i sekuestruar nga BKH më 6 dhjetor 2024.

Gjithashtu, shoqëria “Partners Law” ka kërkuar rrëzimin e sekuestros dhe rikthimin e shumës së parave dhe dokumenteve të bllokuara.

Xoxa dhe bashkëshorti i saj, Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, janë nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim me masën “arrest me burg”, ndërsa Xoxa është nën masën e detyrimit për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.