Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Apeli për Ballukun pa rekurs në Gjykatën e Lartë, avokatët: Vendimi i palexueshëm

12:48 08/01/2026
Reading Time: 2 min lexim
Apeli për Ballukun pa rekurs në Gjykatën e Lartë, avokatët: Vendimi i palexueshëm

Dhjetë ditë pas dorëzimit të vendimit të zbardhur të Apelit për masat e sigurisë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe drejtorëve Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, të akuzuarit ende nuk kanë paraqitur rekurs në Gjykata e Lartë.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka kontaktuar avokatët e të dyshuarve, të cilët kanë bërë të ditur se do t’i drejtohen gjyqtares së Apelit të Posaçëm me kërkesë për t’u ridërguar një kopje e vendimit.

“Vendimi lexohet me shumë vështirësi sepse është printuar në eco mode”, ka deklaruar për Hoxhën avokati Julian Mërtiri, përfaqësues ligjor i Erald Elezit. Të njëjtin shqetësim kanë ngritur edhe dy avokatët e tjerë, Andi Skënderi dhe Ardian Kalia, të cilët thanë se gjatë këtyre ditëve kanë kërkuar që vendimi të printohet saktë për të mundësuar një lexim të qartë.

Në vendim argumentohet arsyeja pse është lënë në fuqi masa e ndalimit për të dalë jashtë Shqipërisë ndaj zv.kryeministres Balluku. Ky vendimmarrje iu dorëzua më 30 dhjetor avokatëve dhe mbrojtësve, si edhe dy zyrtarëve të tjerë që ndodhen nën masën e arrestit shtëpiak.

Sipas burimeve, gjyqtarja Miliana Muça arsyeton në vendimin e shpallur më 18 dhjetor se ekziston rreziku që zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës t’i shmanget drejtësisë, duke u bazuar te marzhi i dënimit që parashikon akuza e komunikuar ndaj saj. Në këtë kontekst, duke u mbështetur në shpjegimin ligjor që e lidh Ballukun me veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera, gjykata ka vlerësuar të nevojshme mbajtjen e pasaportës së saj të bllokuar.

Me lënien në fuqi të vendimit të kolegut Erjon Çela, gjyqtarja e Apelit të Posaçëm ka sqaruar gjithashtu se nuk mund të shprehet për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres, për sa kohë çështja është në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Pezullimi i këtij shqyrtimi do të zgjasë deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese, e cila pritet të mblidhet në seancë plenare më 22 janar 2026.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Shiu nuk është fajtor, as plehrat! Fajtori ka emër, firmë dhe pushtet

Shiu nuk është fajtor, as plehrat! Fajtori ka emër, firmë dhe pushtet

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip