Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Apeli i GJKKO dënon me 11 vite burg kunatin dhe 10 vite ish-truprojën e Rezart Taçit

12:57 02/10/2023
Reading Time: 3 min lexim

Apeli i GJKKO dënon me 11 vite burg kunatin dhe 10 vite ish-truprojën e Rezart Taçit

11 vite heqje lire për kunatin dhe 10 për ish-truprojën e Rezart Taçit, ka qenë vendimi i Apelit të GJKKO ditën e sotme. Ky vendim ishte dhënë më herët nga GJKKO dhe u apelua nga të pandehurit, por pa sukses, pasi apeli vendosi të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm.

Artur Ballën dhe Bledar Lilon, përkatësisht kunati dhe ish-truproja e Rezart Taçit, janë të akuzuar për pastrim parash.

NJOFTIMI I GJYKATËS

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Igerta Hysi (anëtare), më datë 02.10.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 45 akti, datë 07.07.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit A.B., B.L., kundër vendimit nr. 26, datë 25.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

1.“Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B. për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 287, pg 1, shkronjat a), b), dh), në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.

2.Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B., për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal ”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

3.Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehur A.B. dënohet me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.

4.Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit A.B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim.

5.Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri A.B. do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

6.Deklarimin fajtor të të pandehurit B.L. për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 287, pg 1, shkronjat a), b), dh) në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.

7.Deklarimin fajtor të të pandehurit B.L., për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

8.Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehura B.L. dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.

9.Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit B.L. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

10.Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri B.L. do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

11.Bazuar në nenin 190 pg 1, shkronjat a) dhe ç) të KPr.Penale dhe nenit 36, shkronja b) të Kodit Penal, lidhur me provat materiale të sekuestruara në kuadër të këtij procedimi disponohet si më poshtë:

11.1Shuma monetare e sekuestruar prej 18,399,941.50 (tetëmbëdhjetë milion e treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e nëntëqind e dyzet e një pikë pesëdhjetë) euro, ndodhur në llogarinë bankare me nr. {…}, llogari bankare ne emër të shtetasit F.Z. pranë {…}, konfiskohet dhe kalon në favor të shtetit.

11.2Sendet e sekuestruara (i) aparat telefoni i markës Iphone 11 pro max sekuestruar të pandehurit A.B. dhe (ii) aparat telefoni i markës Iphone 7 plus dhe aparat telefoni i markës Iphone A1897 sekuestruar të pandehurit B.L., të qëndrojnë në fashikull për shkak të procedimit të ndarë.

12.Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake në masën 755,900 (shtatëqind e pesëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind) lek, si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare…”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 26, datë 25.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

Të tjera

33 ditë pa brakiterapi në Onkologjik, gazetari: Kriminale, kush mban përgjegjësi?
Aktualitet

33 ditë pa brakiterapi në Onkologjik, gazetari: Kriminale, kush mban përgjegjësi?

Spitali Onkologjik në Tiranë prej 33 ditësh nuk ofron shërbimin e brakiterapisë, pasi pajisja e posaçme ka dalë jashtë funksionit...

23:35 16/08/2025
Trump reagon pas takimit me Putinin: “Marrëveshja e paqes, e vetmja zgjidhje për Ukrainën”
Aktualitet

Trump reagon pas takimit me Putinin: “Marrëveshja e paqes, e vetmja zgjidhje për Ukrainën”

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për herë të parë pas takimit të zhvilluar dje në Alaska me Presidentin rus...

21:09 16/08/2025
Para
Kurti: S’ka kompromis me Serbinë, vetëm njohje reciproke!

Kurti jep detaje të reja për sulmin në Bënjskë: Pani ishte për të aneksuar veriun e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

33 ditë pa brakiterapi në Onkologjik, gazetari: Kriminale, kush mban përgjegjësi?

33 ditë pa brakiterapi në Onkologjik, gazetari: Kriminale, kush mban përgjegjësi?

23:35 16/08/2025
Trump reagon pas takimit me Putinin: “Marrëveshja e paqes, e vetmja zgjidhje për Ukrainën”

Trump reagon pas takimit me Putinin: “Marrëveshja e paqes, e vetmja zgjidhje për Ukrainën”

21:09 16/08/2025
E trishtë! Shkak kequshqyerja, ndërron jetë në Itali 20 vjeçarja palestineze e evakuuar nga Gaza

E trishtë! Shkak kequshqyerja, ndërron jetë në Itali 20 vjeçarja palestineze e evakuuar nga Gaza

18:41 16/08/2025
Parandalohet përleshja me armë në Kurbin, arrestohet një 37-vjeçar, katër të tjerë në kërkim

Parandalohet përleshja me armë në Kurbin, arrestohet një 37-vjeçar, katër të tjerë në kërkim

15:58 16/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.