Skip to content
Të Gjitha

Andorrë – Shqipëri/ Bëhet publik formacioni me të cilin do të luajë Kombëtarja

· 1 min lexim

Mbrëmja e sotme shënon emocione të panumërta dhe kjo sepse Kombëtarja Shqiptare është e vendosur përballë Andorrës dhe prej kësaj ndeshjeje kërkon të dalë me fitore.

I vendosur në krye të pankinës do të jetë Ervin Bulku, i cili do të drejtojë ndeshjen e kuqezinjve në stadiumin “Nacional”.

Tashmë pak para ndeshjes, Kombëtarja Shqiptare ka bërë publik edhe formacionin zyrtar, i cili do të jetë me skemën 4-4-2.

Në portë Berisha, në mbrojtje Gjimshiti, Ismajlaj, Hysaj dhe Aliji. Në mesfushë Kaçe dhe Basha, nga krahët Grezda dhe Xhaka. Në sulm do të luajë Armando Sadiku i mbështetur nga Myrto Uzuni.

Mirëpo kush është kundërshtari i sotëm?

Andorra aktualisht ndodhet në vendin e  132-të në renditjen e FIFA-s, por kjo nuk e bën atë më pak konkurrent dhe kjo për shkak të arritjeve që ka pasur muajve të fundit.

Edhe pse në sfidën e fundit u mund 0-2 nga Islanda në shtëpi, sërish pati 4 barazime radhazi në “Estadi Nasional”, ndaj ekipeve si Emiratet e Bashkuara Arabe, Kazakistani, Gjeorgjia apo Letonia.