Skip to content
Politikë

AMP nis hetimin për zv/drejtorin e Policisë dhe shefin e ‘Shqiponjave’!

· 1 min lexim

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar e para pas letrës së dërguar nga SPAK dhe GJKKO lidhur me protestën e mbështetësve të kryebashkiakut Erion Veliaj, në ditën e rivlerësimit të masës së tij të sigurisë “arrest në burg”.

Sipas burimeve, AMP ka nisur hetime për zyrtarët e policisë dhe të Gardës, duke verifikuar shkelje të mundshme.

Nën hetim për shkelje të rëndë janë zv/drejtori i Policisë së Tiranës dhe shef i rendit në DVP Tiranë, Idris Daulle, shefi i forcave “Shqiponja”, Ermal Gjoka, si dhe dy punonjës të Gardës.