Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka reaguar pas propozimit të emrit të Aida Hajnajt për në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Me anë të një mesazhi në Twitter, ambasadorja Kim shkruan se përzgjedhja e zv/drejtoreshës së policisë Hajnaj është një tjetër hap përpara në rrugën e Reformës në Drejtësi. Më tej Kim thotë se tani është radha e trajnimeve me FBI-në dhe duke thënë : Gur, gur bëhet mur.
“Një tjetër hap përpara në rrugën e reformës në drejtësi, teksa Komiteti Përzgjedhës për Drejtuesin e BKH-së ka dërguar në KLP për aprovim emrin e Aida Hajnaj. Hapi tjetër: Stërvitja në FBI me ligjzbatuesit më të mirë amerikanë. Gur, gur bëhet mur”, shkruan Kim.
“Another step forward on the road to justice reform as the NBI Director Selection Committee sends the name of Aida Hajnaj to the HPC for approval. Next stop: FBI training with the best of American law enforcement. Gur mbi gur bëhet mur!”
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) July 27, 2020
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar propozuar emrin e Aida Hajnaj, si kyretare e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mësohet se SPAK ka çuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë emrin Aida Hajnaj, e cila aktualisht është zv/drejtore në Policinë e Shtetit dhe është e vetmja që i ka plotësuar kriteret për të marrë këtë post.
Kujtojmë se kandidatët e tjerë për kreun e “FBI-së” shqiptare kanë qenë Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj, por që nuk i kanë plotësuar kriteret.