Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Alibeaj: S’ka përplasje në PD, ish-kryeministri nuk u përjashtua

15:41 22/09/2021
Reading Time: 3 min lexim

Nënkryetari i Partisë demokratike Enkelejd Alibeaj ka qenë i ftuar ditën e sotme në rubrikën “Opinion” në News24.

Alibeaj, komentoi zhvillimet e fundit brenda selisë blu, pas largimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Grupi Parlamentar Demokrat, për shkak të shpalljes së tij “non grata” nga SHBA.

Ai tha se nuk ka një përplasje mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, pasi sipas tij, jo vetëm Basha apo Berisha, por çdo demokrat, nuk do të negocionte asgjë, kur bëhet fjalë për vendime të Shteteve të Bashkuara.

“Ajo që mund të them është fakti, i kuptuar për këdo, se nëse ka një gjë që nuk do të ndodhë, është fakti që të mund të ndodhë në një mbledhje për një kërkesë për një Kuvend të PD, që të marrë në shqyrtim vendimin e SHBA. Kjo është bërë e qartë për këdo. Kjo parti, demokratët, kushdo tjetër, e ka në ADN e vet politike një nga komponentët më të rëndësishëm pikërisht që ekzistencën e vet PD, orientimi i qartë euro-atlantik i kësaj partie. Nuk ka përplasje mes palëve. Debate po. Kjo parti është krijuar që në gjeneze si grupimi i debateve të njerëzve. Pavarësisht se ka sot një lloj ngarkese emocionale për atë që ka ndodhur, por janë fare të qartë për disa gjëra kardinalë. E para, ai që është kundërshtari ynë politik, por edhe i të gjithë shqiptarëve, është regjimi komunist i instaluar sot; së dyti, ajo që është situata që po e vuajnë sot gjithë shqiptarët. Kjo është një kauzë aq e madhe, që i bën bashkë të gjithë shqiptarët. Së treti, fakti që më 25 prill ky regjim ka vjedhur pushtetin.

Rama ka vjedhur zgjedhjet me krim, me paratë e korrupsionit, duke përdorur administratën, patronazhistët. Ky është fakt, e thënë edhe nga z. Berisha. Kjo nuk ka si të vendoset në diskutim. Është ndjesi dhe bindje e të gjithë demokratëve. Ajo që ka ndodhur më 25 prill, ka qenë grabitje e vullnetit të lirë të shqiptarëve për të rrëzuar këtë lloj regjimi. Edhe ata që mbështesin Berishën janë absolutisht demokratë. Edhe ne demokratët kemi sentimentin tonë njerëzor, absolutisht që këtë s’e mohon njeri. Berisha edhe te kundërshtarët ka influencën dhe sentimentin e vet, dhe kjo dihet. Por, ne ndodhemi para një vendimi të SHBA dhe një kërkese nga Sekretari i Shtetit.

Berisha është pjesë e parlamentit. Ishte kërkesa nga SHBA, që bëri që kryetari të arrinte në këtë vendim për largimin e tij, dhe jemi në këtë lloj situate, ku Berisha është pjesë e parlamentit. Kishim situata deri rraskapitëse dhe tani jemi në këtë situatë. Nuk ka ndodhur kurrsesi asnjë lloj përjashtimi i Berishës. Është marrë një vendim nga kryetari i partisë, për një kohë të përkohshme. Ajo që ka ndodhur është se nuk do të jetë pjesë e grupit, derisa Berisha të sqarojë betejën e tij ligjore, siç e ka thënë dhe vetë Berisha që kjo është beteja e tij dhe nuk mund të jetë betejë e PD. Në të gjitha vlerat e ekzistencës së kësaj partie, është kursi i saktë, i qartë, i pandryshueshëm i partneritetit me aleancën euro-atlantike. Këtu besoj askush, dhe jo vetëm Basha apo Berisha, por çdo demokrat, nuk negocion asgjë. As vetë Basha nuk do donte t’i merrte vendime të tilla, aq radikale”, tha Alibeaj.

Etiketa: alibeajinterviste

Të lidhura

Ilir Meta flet nga burgu 313
Kryesore

Kërkoi lirimin/ Apeli i GJKKO-së u tërhoq për të marrë vendim për Metën

Sot, Gjykata e Apelit të Posaçëm është tërhequr për të dhënë vendimin mbi kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë,...

12:08 17/07/2025
“Nëse Lapaj nuk jep llogari për vjehrrin, pse duhet të jap unë për dajën?”/ Përplasje të ashpra mes Lapajt dhe Kordhonit për mandatin në Kuvend
Kryesore

“Nëse Lapaj nuk jep llogari për vjehrrin, pse duhet të jap unë për dajën?”/ Përplasje të ashpra mes Lapajt dhe Kordhonit për mandatin në Kuvend

Kandidati Zeqir Kordhoni nuk ka ndërmend të tërhiqet nga mandati i deputetit, një veprim që rrezikon të bllokojë hyrjen e...

10:17 17/07/2025
Para
Gropa gjigante afër burgut 313, gazetarja zbulon skandalin dhe jep “alarmin”

Gropa gjigante afër burgut 313, gazetarja zbulon skandalin dhe jep “alarmin”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Plagosja në Sarandë, shkak konflikti për tokën

Plagosja në Sarandë, shkak konflikti për tokën

09:50 18/07/2025
Aksioni i Ramës për hapësirat publike, avokati: Pranim i dështimit për ndërtimet pa leje

Aksioni i Ramës për hapësirat publike, avokati: Pranim i dështimit për ndërtimet pa leje

09:24 18/07/2025
Makina përfshihet nga flakët në mesnatë në Korçë, dyshimet e para

Makina përfshihet nga flakët në mesnatë në Korçë, dyshimet e para

08:58 18/07/2025
Shpërthim me tritol në një lokal në Tiranë

Shpërthim me tritol në një lokal në Tiranë

08:44 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.