Skip to content
Bota

Alarmohet Maqedonia e Veriut, 89 raste të reja të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

· 1 min lexim

Maqedonia e Veriut është alarmuar nga numri i rasteve të shtuara me Covid-19 në 24 orët e fundit.

E ndërsa në vendin tonë u raportuan 6 raste të reja ditën e sotme, në Maqedoninë e Veriut janë shtuar 89 raste brenda 24 orëve, ndërsa 7 persona kanë humbur jetën.

Kurba e rasteve ka kapërcyer parashikimet edhe pse Maqedonia e Veriut është drejt rihapjes, ku madje do të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe i alarmuar nga situata dhe numri i rasteve të reja me koronavirus, ka paralajmëuar konferencë urgjente në orën 15:00.