Skip to content
Të Gjitha

Alarmohet Kadastra e Durrësit, dy punonjëse dalin me Covid-19

· 1 min lexim

Kadastra e Durrësit është alarmuar pas daljes së përgjigjeve të testeve të Covid-19, ndaj dy punonjëseve.

Në një komunikim tekefonik, drejtori i ASHK-së Artur Çobani komfirmoi se nga tamponët e bërë një ditë më parë të punonjësve të ASHK-së në Durrës, kanë rezultuar pozitivë sportelistja për të cilën kishte dyshime se ishte infektuar me Covid-19 pasi u konfirmuan familjarët e saj; si dhe një specialiste sektori.

Nga tamponët e bërë të familjarëve të sportelistes, bashkëshorti dhe fëmija i saj kanë dalë negativë, ndërsa kanë rezultuar pozitivë vjehrri, vjehrra dhe babai i saj, ku ky i fundit mësohet se është punonjës policie.

Sipas “Bakanweb”, specialistja e sektorit është kthyer në punë ditën e hënë, pasi nuk ka qenë gjatë kësaj periudhe në zyrat e Kadastrës.

Nuk dihet ende nëse është infektuar me koronavirus nga kontakti me sportelisten, apo bëhet fjalë për ndonjë rast të ri burimi.

Ndërkohë nga ana e strukturave epidemiologjike, vijon hetimi epidemiologjik në terren për rastet në fjalë.

Nga sot do t’i nënshtrohen marrjes së tamponit të gjithë punonjësit e tjerë.