Skip to content
Aktualitet

Alarmi tek mjekët e familjes! Pa protokoll për Covid dhe japin antibiotikë pa kriter

· 1 min lexim

Mjekët e familjes janë ata që po trajtojnë numrin më të lartë të pacientëve të konfirmuar me Covid-19, por ata nuk kanë ende një protokoll zyrtar.

Ata janë trajnuar dhe udhëzuesi u është dhënë që në muajin prill, por informacionet dhe medikamentet për Covid vijojnë të përditësohen.

Është profesori Arjan Harxhi, që shprehet se nga mjekët e familjes, vihet re një përdorim me shumicë i antibiotikëve, edhe në raste të lehtë që mund të mos jetë e nevojshme.

Sipas Harxhit protokollet duhen rifreskuar dhe përshtatur sipas individëve.

/GazetaReforma.com/