Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Alarm në arsim: Shkollat shqiptare po shndërrohen në mjedise të pasigurta, rriten dhuna, armët dhe mungesa e oficerëve të sigurisë

12:32 09/12/2025
Reading Time: 2 min lexim

Shkollat shqiptare po përballen me një krizë serioze sigurie. Ky është konkluzioni tronditës i Kontrollit të Lartë të Shtetit, pas një auditimi të kryer nga shtatori 2021 deri në vitin 2024, i cili zbulon një realitet shumë më të rëndë sesa ç’ishte perceptuar. Në gati katër vite monitorimi, konstatohet se sistemi që duhet të mbrojë fëmijët ka dështuar, ndërsa vetëm 0.4 deri në 0.6 për qind e buxhetit të Ministrisë së Arsimit shkon për sigurinë, një shifër tejet e ulët për rrezikun që po përshkallëzohet.

Të dhënat janë alarmante. Dhuna fizike është kthyer në fenomen, me 892 raste të raportuara. Pas saj vjen dhuna psikologjike dhe verbale me 333 raste. Bullizmi, një plagë që po dëmton rëndë fëmijët dhe adoleshentët, është regjistruar 186 herë. Ndërkohë 178 raste lidhen me kërcënime, shantazhe dhe përndjekje, ndërsa 133 raste tregojnë se disa nxënës përdorin drogë, cigare apo alkool brenda apo rreth ambienteve shkollore.

Por situata përkeqësohet ndjeshëm në vitin e parë të periudhës 2024-2025. Vetëm për katër muaj janë regjistruar 528 incidente dhe janë kapur 8 nxënës me armë brenda sistemit arsimor. Sipas KLSH, ky është sinjali më i fortë se shkollat po humbasin funksionin bazë si një mjedis i sigurt për fëmijët.

Mungesa e oficerëve të sigurisë është një ndër arsyet kryesore. Në disa qarqe, si Kukësi apo Gjirokastra, një oficer mbulon deri në 25 shkolla, duke e bërë praktikisht të pamundur reagimin në kohë. Ndërsa në Tiranë raporti është një oficer për 3 deri në 4 shkolla. Edhe aty ku oficerët ekzistojnë, roli i tyre nuk po e përmbush qëllimin, pasi mungojnë kontrollet fizike të nxënësve dhe mbikëqyrja efektive e mjediseve shkollore.

Ndërkohë, raportimi i incidenteve nuk është detyrim ligjor dhe kjo e çon sistemin drejt një errësire të qëllimshme. Shumë raste nuk dokumentohen, të dhënat nuk analizohen dhe askush nuk mban përgjegjësi për panoramën e cunguar që paraqitet në institucionet qendrore. Oficerët e sigurisë deklarojnë se ndihen nën presion për të mos raportuar incidente, nga frika se shkolla e tyre do të etikohej si problematike.

Nga shtatori 2021 deri në dhjetor 2024 janë parandalur vetëm 182 raste, shifër që tregon një dështim të thellë të sistemit. Realiteti përfundimisht del i deformuar dhe masat që duhen marrë nuk bazohen mbi fakte të plota, duke lënë fëmijët të ekspozuar.

Përballë kësaj krize, KLSH kërkon ngritjen e një strukture të posaçme brenda vitit 2026 për raportimin e të gjitha problematikave dhe krijimin e një mekanizmi ligjor të detyrueshëm për mbledhjen dhe pasqyrimin e incidenteve. Vetëm kështu, sipas institucionit, mund të rikthehet besueshmëria dhe siguria në shkolla, përpara se situata të përshkallëzohet edhe më tej.

Të tjera

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja
Aktualitet

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

Në gjyqin që po zhvillohet në Bruksel ndaj Franc Çopjas, i konsideruar nga prokuroria federale si figura qendrore e klanit...

16:35 20/01/2026
Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite
Aktualitet

Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar s'dimë për të satën herë hapjen e një hetimi të thelluar ndaj Vodafone Albania dhe...

15:43 20/01/2026
Para
Avni Ponari në dispozicion të qeverisë, i siguron Ramës makinën e blinduar

Avni Ponari në dispozicion të qeverisë, i siguron Ramës makinën e blinduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

16:35 20/01/2026
Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

15:43 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

12:31 20/01/2026
Humbi telefonin e kokainës, “bosi” shqiptar i pret gishtat e këmbës

Humbi telefonin e kokainës, “bosi” shqiptar i pret gishtat e këmbës

11:51 20/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.