Skip to content
Aktualitet

Akuzohet se abuzoi me 4 mbesat e mitura, arrestohet 76-vjeçari shqiptar

· 1 min lexim

Policia e Selanikut ka arrestuar një 76-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me katër mbesat e tij të mitura.

Ngjarja ka ndodhur në Greqi, në afërsi të Selanikut, në një familje shqiptare.

I moshuari ka mohuar akuzat ndaj tij, nëpërmjet deklaratës që ka bërë avokati mbrojtës i tij.

Ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me ngjarjen.

Policia greke është duke hetuar, pasi ka pyetur të gjithë antëtarët e familjes dhe fqinjët e familjes shqiptare.