Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Akuzoheshin për vjedhjen e 100 pasaportave, gjykata pushon çështjen për ambasadoren Hobdari dhe Konsullin Gjikuria

16:24 09/07/2020
Reading Time: 3 min lexim

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka pushuar çështjen për vjedhjen e pasaportave në ambasadën shqiptare në Greqi.Në vendim thuhet se është pushuar hetimi ndaj ambasadores Ardiana Hobdari dhe konsullit shqiptar në Janinë Pevrin Gjikuria.

Më 2 qershor, Gjykata e Tiranës vendosi pushimin e çështjes dhe rrëzimin e akuzave për shpërdorim detyre ndaj ambasadores dhe Konsullit të Përgjithshëm.

Bëhet me dije se në vendimin që ka marrë gjykata disa ditë më parë, arsyetohet se: “Në përfundim, ajo çka është më e rëndësishme është mungesa e lidhjes shkak-pasojë mes detyrimeve të ambasadores Hobdari, bllokimit të pasaportave nga autoritetet doganore greke, si dhe vjedhjes së tyre. Në lidhje me bllokimin e pasaportave nga ana e autoriteteve doganore greke është bërë shkak mosrespektimit i Konventës së Vjenës, fakt ky që është audituar nga Ministria më parë dhe është konsideruar i rregullt”, është kjo një pjesë e vendimit të gjykatës.

Më tej arsyetohet  se vjedhja e pasaportave nuk janë kryer për shkak të shkejeve të bëra nga ambasaodorja dhe ajo nuk ka asnjë përgjegjësi.

“Në lidhje me vjedhjen e pasaportave, bëjmë me dije se vjedhja është kryer në momentin që transporti po kryhej në përputhje me Konventën e Vjenës, pasi ishte marrë përsipër nga konsulli me një automjet me targa diplomatike. Pra, si bllokimi, po ashtu edhe vjedhja, nuk janë kryer për shkak të shkeljes së ndonjë dispozite nga ana e ambasadores Adriana Hobdari”, vijon më tej vendimi.

Në lidhje me procedurën e transportimit të pasaportave me transport publik, Gjykata bën përgjegjëse Ministrinë e Jashtme për mungesë të kuadrit ligjor që duhet rregulluar. Pak ditë pas zbardhjes së këtij vendimi, ka ardhur dhe shkarkimi i ambasadores Ardiana Hobdari.

Kujtojmë se ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, ka shkarkuar dje ambasadoren e Shqipërisë në Athinë, Ardiana Hobdari, dhe pjesën më të madhe të stafit të ambasadës sonë.

Vendimi ka ardhur vetëm pak ditë pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës pushoi çështjen e ngritur ndaj ambasadores Hobdari dhe Konsullit të përgjithshëm në Janinë, Gjikuria, për akuzën penale të “Shpërdorimit të detyrës” për rastin e vjedhjes së 100 pasaportave biometrike të shtetasve shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Në shkurt të 2019, një numër i konsiderueshëm i pasaportave të prodhuara në Tiranë për shtetasit shqiptarë në Greqi u vodhën nga makina e konsullit të përgjithshëm në Janinë, Pervin

Gjikuria, pasi më parë ishin bllokuar nga dogana greke në autobusin e linjës Tiranë-Athinë. Për këtë skandal, Ministria e Jashtme ngriti një grup pune me qëllim hetimin administrativ të saj. Në përfundim u përgatiten dy raporte në lidhje me çështjen e bllokimit të pasaportave dhe asaj të vjedhjes së tyre.

Ministria ngriti akuzë penale për veprën e shpërdorimit të detyrës për ambasadoren Hobdari dhe konsullin Gjikuria, duke sjellë për vlerësim dhe dokumentet e hetimit administrativ.

Të lidhura

Masakra e Lushnjës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun
Aktualitet

GJKKO zgjat me 3 muaj afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për zgjatjen me tre muaj të...

18:33 09/07/2025
Babai e denoncoi të zhdukur, 23-vjeçari gjendet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit
Aktualitet

Tragjedia në Mat/ 23-vjeçari dyshohet se u rrëmbye, u dhunua dhe u hodh në liqen

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Ulëzës, ku trupi i pajetë i 23-vjeçarit Renis Dobra është gjetur pranë...

18:06 09/07/2025
Para

Mazhoranca i përgjigjet opozitës: I qëndrojmë marrëveshjes, Kodin e Ri zgjedhor e votojmë më 23 korrik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Masakra e Lushnjës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun

GJKKO zgjat me 3 muaj afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

18:33 09/07/2025
Babai e denoncoi të zhdukur, 23-vjeçari gjendet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit

Tragjedia në Mat/ 23-vjeçari dyshohet se u rrëmbye, u dhunua dhe u hodh në liqen

18:06 09/07/2025
Zbulohet një tjetër rast prostitucioni, arrestohen dy persona

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Tiranë, në pranga 20-vjeçari

13:46 09/07/2025
Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë

Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë

13:27 09/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.