Skip to content
Të Gjitha

Akuzat për konsumimin e kokainës, flet kryebashkiaku i Bulqizës: Sulm politik, video është e montuar

· 1 min lexim

Ditën e sotme, PD akuzoi publikisht kryebashkaikun e Bulqizës, Lefter Allën, se konsumon kokainë.

Këto akuza vijnë pas publikimit të një videoje, ku pretendohet se personi në fjalë është Alla.

Ky i fundit në një komunikimi me “News24”, është shprehur se video është e montuar. Kryebashkiaku e ka cilësuar këtë ngjarje një sulm politik.

“Video është e montuar, po më sulmojnë politikisht”, është shprehur Alla.

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, në një deklaratë për mediat gjatë ditës së sotme, u shpreh se kokaina, kanabisi, vjedhja dhe zhvatja, janë cilësitë e bandës që sot drejton vendin.

Ndër te tjera, ai zbuloi edhe identitetin e personit që shfaqet në video, duke pirë kokainë.