Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Akuzat e Metës ndaj diplomatëve, flet amabasadorja franceze: Nuk njoh asnjë vagabond mes nesh

15:58 23/11/2019
Reading Time: 2 min lexim

Gjatë ditëve të fundit, presidenti Ilir Meta ka sulmuar ashpër përfaqësitë e huaja në vendin tonë.

Kreu i shtetit nuk ka nguruar t’i quajë palaço, vagabondë apo palë të krimit të organizuar.

Këto deklarata janë komentuar nga ambasadorja franceze në Shqipëri, Kristina Vasak në një intervistë për “Abcnews”.

Kjo e fundit i ka dalë në mbrojtje ambasadorit të OSBE, Bernd Borchardt, të cilin Meta e shpalli “non grata”

Vasak është shprehur se diplomatët nuk ndodhen në Shqipëri, për të zëvendësuar autoritetet vendase, por roli i tyre nuk duhet të neglizhohet.

Ajo shprehet, se nuk njeh asnjë vagabond në komunitetin diplomatik në Tiranë.

Diplomatja franceze vijon më tej, duke thënë se këto deklarata nuk janë serioze.

“Ka një ngarkesë kundër diplomatëve. Por diplomatët kanë një rol që nuk mund të neglizhohet. Nuk jam as unë as ndonjë tjetër që mund të thotë të kundërtën. Por ama ky rol as nuk duhet ekzagjeruar. Diplomatët nuk janë këtu për të zëvendësuar autoritetet kompetente. Unë mendoj që ka pasur një ngutje kur janë përdorur ato fjalë. Nuk e dija kuptimin në shqip të fjalës vagabond, në kuptimin e gansterit, por unë nuk njoh personalisht në komunitetin diplomatik këtu në Tiranë asnjë grua apo burrë diplomat sadopak vagabond. Sinqerisht. Dhe nuk e them këtë për solidaritet, se ndoshta po e mendoni. Jo, nuk është një refleks solidariteti. Sa i takon krahasimit me banda apo grupe kriminale, çfarë është kjo? Të jemi seriozë! Unë kam tendencë t’i marr gjërat më ironi ndonjerë, por këtu le të bëhemi seriozë! Po, diplomatët takohen. Po, diplomatët mblidhen rregullisht. Dhe grupi i parë, për ne francezët, si edhe për të tjerët, është ai i ambasadorëve të Bashkimit Europian”, tha Vasak.

Më tej ajo tregon se Borchardt-in e njeh qëkur punonte në Gjermani.

Sipas saj çdokush mund të shkasë, por nuk është në interes të askujt, që t’i përvishet një diplomati.

“Njihemi që nga Gjermania, sepse kam punuar jo pak në Gjermani. Dhe mendoj se nuk është në interes të askujt që t’i përvishet një diplomati, cilido qoftë ai. Nuk është në interesin e askujt. Çdokush mund të shkasë. A kishte shkarje, këtë nuk më takon mua ta them. Por mendoj se askush nuk ka interes kundër Bernd Borschardt, sepse, të mos harrojmë, Shqipëria po bëhet gati të marrë presidencën e radhës të OSBE-së në 2020. Askush nuk ka interes të tregojë me gisht përfaqësuesin e OSBE-së këtu. Askush! “, shprehet ajo.

Në lidhje me përmendjen e armëve nga Meta, Vasak thotë se është e trishtuar, që ky argument vjen pas nismës franko-gjermane, që synon eleminimin në të gjitha vendet e rajonit të armëve të lehta dhe municionit.

Vasak nuk ka një përgjigje, nëse veto e Francës për negociatat erdhi për shkak të krizës politike, por pranon se Parisi dhe Berlini po negociojnë në të gjitha nivelet, për rrugën që duhet ndjekur.

Etiketa: ambasadorja francezeMetanderkombetaret

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes
Aktualitet

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para

“Ramë dakord për çdo pikë”, Vuçiç do përfaqësojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në bisedimet me Macron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.