Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Akulloret me oksid etileni e lëpirëse me metale, maja e ajzbergut në shkeljet e AKU

19:48 19/07/2024
Reading Time: 3 min lexim

Një skandal i përmasave të fikshme u publikua nga raporti I KLSH, I cili zbuloi se gjatë periudhës mars-maj të vitit 2021, në tregun shqiptar janë shitur 13.2 ton akullore që përmbajnë oksid etileni, një substancë që shkakton kancer dhe leucemi. Produktet janë shpërndarë kryesisht në qytetet e Tiranës, Durrësit, Fierit, Elbasanit, Vlorës, Beratit, Lushnjes, Korçës, Shkodrës, Sarandës, Krujës, Burrelit, Peshkopisë, Tropojës dhe Lezhës. Ndërkohë disa media dolën në krah të AKU me lajme që ato akullore janë asgjësuar, duke u munduar të fshehin të vërtetën e këtij mega skandali.

Krahas akulloreve një tjetër skandal është publikuar sot nga anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, i cili me anë të dokumenteve ka akuzuar AKU-në se nuk ka bllokuar ngarkesa të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve.

Muçollari denoncoi se, AKU nuk ka bllokuar jnë ngarkesë me lëpirëse të rrezikshme me copëza metali.

Por këto nuk janë të vetmet raste skandali ku del hapur emri i AKU. Ushqime bazë, si mishi apo bulmeti që prej kohësh nuk duhet të tregtoheshin në vendin tonë kanë qarkulluar lirshëm nëpër biznese. AKU pa më të voglin përgjegjësi po luan hapur me jetën e qytetarëve.

AKU i ‘dhuron’ fabrikave të sallamit mishin që duhej groposur

KLSH ka konstatuar shkelje të rënda nga inspektorët e AKU gjatë kontrolleve në dyqane mishi dhe tregje. Inspektorët kanë konfiskuar mish që tregtohej jashtë kushteve të higjienës, i pavulosur dhe i pacertifikuar, një veprim që konsiderohet i drejtë dhe i nevojshëm.

Megjithatë, skandali që pason është tronditës: inspektorët e AKU-së kanë dërguar mallin e sekuestruar në dy fabrika përpunimi mishi, konkretisht në fabrikën Kazazi dhe Balcon Zoo Farm. Sipas KLSH, ky mish duhej të ishte destinuar për groposje dhe në asnjë mënyrë nuk mund të dërgohej në kompani private, të cilat janë gjithashtu subjekt inspektimi nga AKU.

Skandali thellohet edhe më tej pasi nuk është administruar asnjë fletë-hyrje në fabrikë për mishin e bllokuar dhe nuk ekziston asnjë dokument që të faktojë se është bërë asgjësimi i mishit të destinuar për groposje. KLSH ka ngritur alarmin, duke shprehur shqetësimin se pas dorëzimit të mishit te subjekti Kazazi, ekziston mundësia që ky mish të përpunohet dhe të rifutet përsëri në treg.

Yndyra vegjetalee ‘Kosmonte Foods’ iu shit për gjalp qytetarëve

Sipas një kontatimi të KLSH, ‘Kosmonte Foods’ mashtron konsumatorët duke shitur yndyrën vegjetale për gjalp. (Lexo lajmin e plotë)

Sipas KLSH-së, mashtrimi me 45 tonë yndyrë vegjetale fillon në Pikën e Inspektimit Kufitar në Qafë Thanë për të përfunduar më pas te kompania që e tregton produktin.

Certifikata e lëshuar në Ukrainë nuk është e përkthyer në gjuhën shqip, dhe për të gjitha këto shkelje, sipas KLSH-së,  sasia 45 tonë yndyrë vegjetale nuk duhej të futej në Shqipëri.

Por kompania “Kosmonte Foods”, me administrator Z. Lulzim Begajn, jo vetëm që e futi produktin në Shqipëri, por ia  shitën konsumatorit për gjalp.

Sipas KLSH-së, yndyra vegjetale duhej të hiqej nga tregu menjëherë dhe të asgjësohej, ndërkohë inspektorët e AKU-t pa e analizuar cilësinë e produktit në laborator, i kanë dhënë  mundësinë kompanisë për ta ri-etiketuar dhe për ta shitur përsëri.

Vaj jashtë standardit i futur sërish në treg

Në raportin e KLSH në vitin 2021: 4,242 litra vaj të cilat janë shitur, ndërkohë që analiza laboratorike e këtij produkti, e kryer më pas, ka dalë jashtë standardit. Ky vaj nuk u terhoq nga tregu. Pra,  produkti u konsumua nga qytetarët e Tiranës, edhe pse ishte jashtë standardit

.

Etiketa: akuAkullore kancerogjeneShkeljet e AKU

Të lidhura

Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra
Aktualitet

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Prokuroria e Tiranës ka shpallur pretencën për Dan Hutrën, autorin e masakrës që tronditi vendin në mars të vitit 2023....

15:44 09/05/2025
Para
I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, vetëvaret në qeli 83-vjeçari

Humb jetën i burgosuri në burgun e Fushë-Krujës (DETAJET)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
Kardinali shqiptar mesazh për zgjedhjen e Papës së ri

Kardinali shqiptar mesazh për zgjedhjen e Papës së ri

14:37 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.