Skip to content
Të Gjitha

Florjan Binaj i infektuar me Covid-19: Testohet i gjithë stafi i “Portokallisë”

· 1 min lexim

Aktori i njohur i emisionit humoristik ‘Portokalli’, Florjan Binaj është infektuar nga Covid-19.

Sipas Faxweb.al ai ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit dhe është përfshirë në 66 rastet e reja të raportuara ditën e sotme.

Nuk dihet se nga është infektuar aktori, por para një jave ai ka qenë në jug të Shqipërisë, ku ka zhvilluar ‘Rafting’ në lumin e Vjosës në Tepelenë, ka vizituar Përmetin e fshatra të tjerë turistikë, nën shoqërinë e shumë njerëzve të tjerë.

 

Nga ana tjetër, mësohet se i gjithë stafi dhe punonjësit e spektaklit janë testuar, teksa përgjigja e tamponëve të tyre pritet të dalë nesër.

Duhet thënë se aktori i njohur nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë lajm, për ta konfirmuar apo përgënjeshtruar.