Skip to content
Politikë

Aksioni opozitar, Gazment Bardhi mbledh sot grupin e PD-së

· 1 min lexim

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ka njoftuar se ditën e sotme do të mblidhet grupi parlamentar i demokratëve, në orën 12:00 në Kryesinë e Kuvendit.

“Të nderuar kolegë, nesër, e hënë, ora 12:00, mbledhje e grupit në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se sot të gjitha komisionet janë zhvilluar online, për të shmangur aksionin opozitar, i cili javën që lamë pas ka bllokuar një sërë mbledhjesh të komisioneve, si dhe seancën plenare të zhvilluar ditën e enjte.