Skip to content
Kryesore

Aksion i forcave speciale në Elbasan, SPAK në kërkim të Suel Çelës

· 1 min lexim

Forcat speciale kanë nisur një operacion për kapjen e Suel Çelës në qytetin e Elbasanit. Burime ekskluzive për Dosja.al kanë bërë me dije se SPAK ka lëshuar urdhër-arrestin për Çelën, i cili është në kërkim për porosi vrasjeje në këtë qytet.

Suel Çela u shpall në kërkim në maj të vitit 2022, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, të organizuar nga SPAK.

Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, ai është porositës i tre atentateve, dy prej të cilave nuk janë realizuar dhe një ka mbetur në tentativë.

Çela akuzohet për porositjen e atentatit të dështuar ndaj Elton Kilës më 29 mars 2022, i cili do të kryhej nga bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani. Ky atentat dështoi, pasi Kila mbeti i plagosur gjatë sulmit dhe më pas u arrestua.

Përveç kësaj, Suel Çela, nga Elbasani, është i dënuar në Itali për trafik narkotikësh, por ka arritur të shpëtojë nga burgu.

Në nëntor 2019, Gjykata e Elbasanit e shpalli të pafajshëm për sulmin ndaj policisë pranë tregut ushqimor të qytetit.