Skip to content
Të Gjitha

Aksidentimi i policëve, ja kush është i kërkuari që po ndiqej me shpejtësi nga efektivët

· 1 min lexim

Më herët u raportua se një makinë policie është aksidentuar në Lezhë pasi ka dalë nga rruga teksa po ndiqte një të kërkuar.

Ndërkohë që ndiqte automjetin e këtij personi, makina e Policisë me shpejtësi të lartë dhe me disa efektivë brenda doli nga rruga, duke u përplasur me murin anësor.

Sipas informacioneve paraprake raportohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit nga polici që po drejtonte makinën.

Aktualisht, efektivët ndodhen në spital për të marrë ndihmë e nevojshme mjekësore, teksa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë pësuar vetëm dëme të lehta.

Së fundmi, është zbardhur identiteti i personit që ishte në ndjekje dhe sipas BalkanWeb bëhet fjalë për Lekë Përjakun.

Policia po ndiqte automjetin e drejtuar nga Përjaku, një automjet me targa AA262UJ teksa automjeti i Policisë, Hunday me targa AA911VE drejtohej nga inspektori i Policisë Klisman Nikolli.

Ky i fundit po drejtonte automjetin me shpejtësi të lartë derisa humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke aksidentuar veten dhe kolegët e tjerë në automjet duke përfunduar me dëmtime fizike në spital.