Skip to content
Kronikë

Aksidenti në Durrës/ Makina përplas 60-vjeçarin, shoqërohet në polici drejtuesja e mjetit

· 2 min lexim

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve zyrtare një mjet tip “Benz”, ka aksidentuar 60-vjeçarin me inicialet R.M., i cili po lëvizte me biçikletë në lagjen “Martin Camaj”. “Më datë 04.08.2021, në orën 10:10, në rrugën “Martin Camaj” shtetësia G. C., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklisitin shtetasin R. M., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:10 të ditës së sotme. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca. Mësohet se 60- vjeçari është dërguar menjëherë në spital dhe është nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në ambientet e policisë. Gjithashtu mësohet se në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 04.08.2021, në orën 10:10, në rrugën “Martin Camaj” shtetësja G. C., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklisitin shtetasin R. M., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.