Skip to content
Kryesore

Aksidenti fatal në kantierin e Vlorës, reagon policia

· 1 min lexim

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në kantierin e aeroportit të Vlorës, ku ka humbur jetën një 60-vjeçar.

Sipas policisë, një 63-vjeçar nga Prishtina, duke drejtuar një fadromë, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një trajler.

Si pasojë, drejtuesi i trajlerit, një 60-vjeçar nga Dibra, ka ndërruar jetë.

Policia ka arrestuar 63-vjeçarin dhe materialet i janë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.