Skip to content
Të Gjitha

Aksident në Shkodër, trajleri me targa boshnjake përplas një motoçikletë, plagoset një 41 vjeçar

· 1 min lexim

Një trajler me targa boshnjake ka përplasur një motorçikletë në të cilën udhëtonte një person i identifikuar si Gjokë Lulaj.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Vukpalaj, në aksin rrugor Hani i Hotit – Shkodër.

Aktualisht Lulaj, 41 vjeç ndodhet në spitalin e Shkodrës dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 21:40, ku trajleri, me drejtues shtetasin Boshnjak M. K. 35 vjeç, banues në Laktash, shteti Bosnje Hercegovinë, është përplasur me mjetin motorçikletë, me drejtues shtetasin Gj. L. 41 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.