Skip to content
Të Gjitha

Aksident në Shkodër/ Kamioni përplas motorin, 1 person i plagosur rëndë (Pamjet)

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku i plagosur rëndë ka mbetur një person.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Melgushë në aksin Shkodër- Bushat, ku një kamion ka përplasur një motorr, nga ku drejtuesi i motorit ka mbetur pa ndjenja.

Nga raportimet e para mësohet se i dëmtuari është Zef Paloka, 60 vjeç dhe momentalisht ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës.

Policia tashmë ka mbërritur në vendngjarje, por ende nuk ka një deklaratë publike, ku të sqarohen shkaqet e aksidentit.