Skip to content
Kryesore

Aksident në Pogradec, tre të plagosur

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Pojskë.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, si pasojë e të cilave janë plagosur dy shoferët dhe një pasagjer.

Shërbimet e emergjencës janë drejtuar menjëherë në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e nevojshme të plagosurve, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit.

“Pogradec/ Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, janë përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Xh. me automjetin tip “Seat” me drejtues shtetasin O. Xh.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri në automjetin tip “Seat”, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave të aksidentit”, njofton policia.