Skip to content
Kryesore

Aksident në Pogradec, përplaset një person me biçikletë

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Pogradecit, afër kishës së re.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka goditur një person që po drejtonte biçikletën. I lënduari është dërguar menjëherë në spital dhe po kryhen ekzaminimet mjekësore të nevojshme.

Fatmirësisht, ai është jashtë rrezikut për jetën.