Skip to content
Të Gjitha

Aksident i rëndë në Borsh/ Automjeti del nga rruga, vdes 17- vjeçarja

· 1 min lexim

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Borsh ku ka humbur jetën një vajzë 17- vjeçare. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20 në vendin e quajtur Shkallë, nga ku e reja nuk ka mundur të mbijetojë.

Në makinë kanë qenë të pranishëm vetëm shoferi, i cili mësohet të jetë R.Dh, 19 vjeç, i cili ka qenë edhe shkaktari për tragjedinë, pasi ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar kështu në kanal.

Ndërkohë pasagjerja ka qenë vajza 17 vjeçare, Analuiza Duro, banuese në Borsh, e cila nuk ka mundur që të dalë nga automjeti duke u mbytur në kanalin me ujë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruara në komisariatin e Policisë në Sarandë 19-vjeçarin për të marrë dëshminë e plotë, e cila do të zbardh ngjarjen.

Pavarësisht, një gurp  hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke bërë analizimin e situatës aktuale dhe duke mbledhur të dhëna për të dhënë edhe verdiktin final sesi mund të ketë ndodhur ngjarja.