Skip to content
Të Gjitha

Aksident i rëndë në autostradën Vorë-Tiranë, ndërron jetë 19-vjeçari

· 1 min lexim

Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen është regjistruar në autostradën Vorë-Tiranë

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi K.H., 19 vjeç, pasagjer në një prej automjeteve, shkruan.

Gjithashtu mbetën të plagosur D.R., drejtues i mjetit tjetër, si dhe pasagjeri F.Xh.

Ata u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia bën me dije se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë.

Grupi hetimor ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Në autostradën Vorë- Tiranë si pasojë e lagështirës janë përplasur 2 automjete, për pasojë ka ndërruar jëtë pasagjeri i njërit prej automjeteve shtetasi K. H.,19 vjeç, ndërsa drejtuesi i njërit nga automjetet shtetasi D. R dhe pasagjeri F. Xh u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.