Skip to content
Të Gjitha

Aksident i rëndë/ Ndërron jetë foshnja, plagoset rëndë nëna

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Han të Elezit me pasojë vdekjen  e një foshnje.

Kjo e fundit po udhëtonte me të ëmën, e cila mbeti e plagosur nga përplasja.

Sipas mediave kosovare, ngjarja është regjistruar pranë fshatit Gorancë.

E plagosura është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa foshnjes do t’i bëhet autopsia.

Emrat e nënës dhe foshnjes nuk janë bërë ende publikë.

Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.