Skip to content
Të Gjitha

Aksident i rëndë! Motori përplaset me trafikndarësen, drejtuesi në gjendje të rëndë

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, ku një motor ka humbur kontrollin dhe është përplasur në trafikndarësen.

Përplasja ka ndodhur në afërsi të fshatit Bushnesh dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, 35-vjeçari, i identifikuar si Luan Kola.

Aktualisht gjendja e tij është e rëndë dhe është dërguar menjëherë për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Nga ana tjetër mësohet se Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 08.06.2020, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, ka humbur kontrollin duke drejtuar motorin tip “Honda”, shtetasi L.K., 35 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.