Skip to content
Të Gjitha

Aksident i rëndë/ 8 të plagosur dhe 1 i vdekur në autostradë

· 1 min lexim

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur këtë natë ndërrimi vitesh në Kosovë, ku një grua ka ndërruar jetë.

Aksidenti sipas Zëri.info ka ndodhur rreth orës 14:00 në fshatin Penuh të Podujevës në Kosovë, ku edhe janë plagosur 8 persona të tjerë si pasojë e përplasjeve së tri automjeteve.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë, Policia e Kosova ka bërë apel për kujdes të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.