Skip to content
Të Gjitha

Aksident i frikshëm/ U përplas me trajlerin, ndërron jetë drejtuesi i makinës

· 1 min lexim

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar ditën e sotme në aksin Korçë-Pogradec.

Një makinë me targa greke është përplasur me një trajler në fshatin Petrushë.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë drejtuesi i makinës, shkruan “Top Channel”.

Identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur.

Ndërkohë polica ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë për ditën e sotme, pasi në orët e para të mëngjesit, një trajler u përplas me një autobus në Librazhd.

Si pasojë e përplasjes një person humbi jetën, ndërsa dy të tjerë u plagosën.