Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ahmeti letër liderëve: Rrezikohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

21:05 27/10/2024
Reading Time: 3 min lexim

Ali Ahmeti, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), ka ndërmarrë një iniciativë të gjerë diplomatike duke u drejtuar me letra zyrtare te liderët kyç shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Shqetësimi i tij kryesor lidhet me zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut, të cilat sipas tij, kërcënojnë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit.

Letrat u janë dërguar presidentit Bajram Begaj dhe kryeministrit Edi Rama të Shqipërisë, presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti të Kosovës, si dhe udhëheqësve ndërkombëtarë, përfshirë Ursula von der Leyen, Olaf Scholz, Emmanuel Macron dhe Antony Blinken.

Ahmeti identifikon tri kërcënime kryesore për stabilitetin ndëretnik: planet për shfuqizimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ndalimin e identifikimit etnik në institucionet shtetërore dhe formimin e një qeverie pa përfaqësim të drejtë të komuniteteve etnike.

Kryetari i BDI-së u bën thirrje udhëheqësve për veprim të koordinuar në mbrojtje të Marrëveshjes së Ohrit dhe të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se këto zhvillime rrezikojnë paqen dhe stabilitetin jo vetëm në vend, por edhe në rajon.

 

LETRA E PLOTË:

 

I nderuar Z. Edi Rama,
Kryeministër i Republikës së Shqipërisë,

Ju shkruaj sot me shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, të cilat rrezikojnë arritjet historike të Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet themelore të barazisë dhe paqes në shtetin tonë shumëetnik, e veçanërisht për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Planet e trishta, edhe atë çuditërisht të paralajmëruara nga Qeveria e vendit, se Gjykata Kushtetuese pritet të shfuqizojë dispozitat kryesore të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, që bën gjuhën shqipe një gjuhë zyrtare të barabartë sipas Amandamentit 5 të Kushtetutës, përbëjnë një goditje të rëndë mbi Marrëveshjen e Ohrit, barazinë, harmoninë ndëretnike dhe stabilitetin në vend.

Për më tepër, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të ndaluar identifikimin e përkatësisë etnike të qytetarëve në institucionet shtetërore shkel parimin e të drejtave kolektive të komuniteteve etnike, dhe për rrjedhojë anulon edhe instrumentet kryesore të balancuesit dhe të mekanizmit të Badenterit, të cilët ishin në thelb të Marrëveshjes së Ohrit. Ky mekanizëm është krijuar për të garantuar të drejtat kolektive të komuniteteve etnike sipas realitetit demografik, duke siguruar një mbrojtje themelore ndaj çdo mbizotërimi. Gjykata kushtetuese duke eliminuar deklarimin e përkatësisë etnike shkel vetë Kushtetutën, ku si vlerë themelore të saj ka përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, dhe se na kthen në gjendjen para arritjes së Marreveshjes Paqësore të Ohrit.

Së fundmi, pas zgjedhjeve të fundit, parimi themelor i Marrëveshjes së Ohrit, që kërkon formimin e një shumice politike bazuar në përfaqësimin e drejtë të komuniteteve etnike, është shkelur rëndë. Ky veprim nuk ka të bëjë vetëm me BDI-në, por prek parimin e përfaqësimit të drejtë, i garantuar nga Amandamenti 6 i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, dhe qëndron si një mekanizëm mbrojtës për të parandaluar mbizotërimin e shumicës ndaj joshumicës.

Këto tre goditje të mëdha ndaj themeleve të Marrëveshjes së Ohrit përbëjnë një kërcënim serioz për paqen, stabilitetin, harmoninë ndëretnike dhe demokracinë multietnike në Maqedoninë e Veriut. Këto nuk janë thjesht çështje të brendshme politike, por kanë pasoja të rënda për rajonin dhe për stabilitetin e tij. Këto ndërhyrje kërcënojnë të zhdukë elementet kyçe të paqes dhe të barazisë, duke na kthyer në kushtet e para vitit 2001, që ishin shkaktarët e krizës dhe luftës së atij viti.

Në këtë moment kritik, ju bëj thirrje për veprim të përbashkët dhe të vendosur për të mbrojtur arritjet e Marrëveshjes së Ohrit dhe të drejtat e garantuara të shqiptarëve. Angazhimi juaj për të sensibilizuar partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet relevante për këtë krizë kushtetuese dhe politike është i domosdoshëm.

Ju falënderoj për përkushtimin tuaj të palodhshëm ndaj çështjeve shqiptare dhe stabilitetit të rajonit.

Me nderime të larta dhe respekt,
Ali Ahmeti
Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim

Etiketa: Ali Ahmetileterliderevemaqedonia e veriutshqiptaret

Të lidhura

Zhvati miliarda nga Covid, Llajo kandidon me PS si deputet që “punon për njerëzit”
Aktualitet

Zhvati miliarda nga Covid, Llajo kandidon me PS si deputet që “punon për njerëzit”

“Veprën nuk e bëj as për vete, as për fëmijët e mi, por pikërisht për njerëzit” – me këtë deklaratë...

20:32 08/05/2025
Papa i ri i Vatikanit është kardinali Robert Prevost
Aktualitet

Papa i ri i Vatikanit është kardinali Robert Prevost

Papa i ri, Robert Francis Prevost, lindi më 14 shtator 1955 në Chicago, SHBA, dhe është një nga figurat më...

19:26 08/05/2025
Para
Horoskopi ditor, e Dielë 13 Tetor 2024

Horoskopi sot: 28 Tetor 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zhvati miliarda nga Covid, Llajo kandidon me PS si deputet që “punon për njerëzit”

Zhvati miliarda nga Covid, Llajo kandidon me PS si deputet që “punon për njerëzit”

20:32 08/05/2025
Papa i ri i Vatikanit është kardinali Robert Prevost

Papa i ri i Vatikanit është kardinali Robert Prevost

19:26 08/05/2025
Tragjedia në Has: Dy familje, një armiqësi 10-vjeçare dhe një krim i paralajmëruar

Tragjedia në Has: Dy familje, një armiqësi 10-vjeçare dhe një krim i paralajmëruar

17:37 08/05/2025
Dhunoi prindërit e Ylber Jakut, jepet vendimi për Artjola Sallahun

Dhunoi prindërit e Ylber Jakut, jepet vendimi për Artjola Sallahun

16:02 08/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.