Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ahmetaj: Kupola e PS-së ka vdekur, Shqipëria është ndarë mes 15 oligarkëve

13:38 09/01/2026
Reading Time: 3 min lexim
Ahmetaj: Kupola e PS-së ka vdekur, Shqipëria është ndarë mes 15 oligarkëve

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se Partia Socialiste nuk ka më drejtim dhe se e gjithë Shqipëria është dhënë në duart e 15 oligarkëve. Deklaratat Ahmetaj i bëri gjatë një interviste në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, ku foli për situatën politike, zgjedhjet dhe raportet ndërkombëtare mbi Shqipërinë.

Sipas Ahmetajt, kupola drejtuese e PS-së “ka vdekur” dhe nuk ekziston më, pasi askush nuk guxon të flasë kundër kryeministrit Edi Rama. Ai theksoi se socialistë ka ende, por nuk ka më drejtim real të partisë.

Gjatë dialogut me gazetarin Çim Peka, Ahmetaj u shpreh se raportet e OSBE/ODIHR, të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të Progresit kanë dokumentuar për herë të parë në mënyrë të detajuar ndikimin e krimit të organizuar në zgjedhjet shqiptare. Sipas tij, raportet flasin drejtpërdrejt për këtë fenomen në zona si Durrësi, Elbasani, Tirana dhe Shkodra, si dhe për përqendrimin e administratës shtetërore në funksion të zgjedhjeve, kryesisht në Tiranë dhe Fier.

Ahmetaj u ndal edhe te situata e mediave, duke deklaruar se raportet ndërkombëtare kanë evidentuar ndikimin e qeverisë përmes akordimit të statusit të investitorëve strategjikë dhe politizimin e shpërndarjes së reklamave. Ai përmendi konkretisht agjencinë e reklamave të vëllait të Erion Veliajt, duke pretenduar se shpërndarja e reklamave bëhet në mënyrë të politizuar.

Në lidhje me arrestimin e Erion Veliajt, Ahmetaj deklaroi se ai është viktimë e Edi Ramës dhe se arrestimi, sipas tij, është përdorur për spektakël dhe eliminim politik. Ai shtoi se arsyet zyrtare nuk lidhen me çështjen e depozitës, duke pretenduar se kjo e fundit është e lidhur me Ramën.

Duke folur për situatën e tij personale, Ahmetaj tha se asetet e lidhura me persona të tjerë janë liruar, ndërsa prona e familjes së tij, sipas tij e ndërtuar që në vitin 2004, nuk është liruar nga GJKKO. Ai deklaroi se do ta ndjekë çështjen deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe përtej saj.

Në pjesën përmbyllëse të deklarimeve, Ahmetaj theksoi se raportet ndërkombëtare flasin qartë edhe për përfshirjen e biznesit privat në funksion të zgjedhjeve. Sipas tij, 15 oligarkë kanë marrë nën kontroll projektet kryesore në të gjithë territorin e vendit përmes ligjit të investimeve strategjike, të cilin ai e cilësoi si të kriminalizuar dhe që, sipas tij, duhet dërguar urgjentisht në Gjykatën Kushtetuese.

“Pa tender, pa konkurrencë, prona shtetërore dhe asete publike u janë dhënë atyre që i do qejfi i një njeriu të vetëm”, deklaroi Ahmetaj, duke shtuar se kjo situatë ka lënë vendin pa frymëmarrje ekonomike dhe ka devijuar Shqipërinë nga vlerat e qeverisjes së mirë dhe integrimit evropian.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Ahmetaj: 14 miliardë dollarë të vjedhura nga Rama dhe ministrat, shteti i kapur nga krimi

Ahmetaj: 14 miliardë dollarë të vjedhura nga Rama dhe ministrat, shteti i kapur nga krimi

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip