Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Afera korruptive 30 milionë euro në Portin e Durrësit, PD padit në SPAK Belinda Ballukun

13:37 05/03/2021
Reading Time: 2 min lexim

Partia Demokratike ka kallëzuar sot në SPAK ministren Belinda Balluku për 6 vepra penale në lidhje me koncesionin 30 milionë euro  të Kaltës së Portiti të Durrësit.

Në denoncim e PD, theksohet përfshirja e drejtorit të Portit të Durrësit, Pirro Vengum ametarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, si dhe kompania koncesionare, “Hili Company Limited”.

Sipas PD-së, kompania që operon në Maltë, ka aksionerë të fshehur në parajsa fiskale, njihet ndërkombëtarisht për operacione të dyshimta të pastrimit të parave nga skandali i “Panama Papers”.

Më tej PD theskon se  Kalta iu dha me koncesion për 5 vjet një kompanie të riregjistruar në parajsë fiskale, në shkelje flagrante të kërkesave për tenderin, ndërsa sipas selisë blu kap shifrën e 30 milionë eurove.

Partia Demokratike ka argumentuar në padi 2 shkelje të rënda të ligjit dhe dokumentave të tënderit.

Së pari: pasuria publike me vlerë 30 milionë euro, është bërë me procedurë të kufizuar, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik. Në ligj është e qartë se kjo procedurë nuk zhvillohet për shërbime që gjenden lehtësisht në treg, siç është puna në kalatë.

Së dyti: koncesioni iu dha një kompanie me pronarë të rregjistruar në parajsa fiskale, në kundërshtim me përcaktimet e tenderit. Në dokumentat e tenderit thuhet qartë se “Ofertuesi, përfshirë anëtarët e Bashkimit të Përkohshëm dhe ortakët e tij nuk duhet të jetë i regjistruar në vende të njohura si parajsa fiskale/offshore.”.

“Fakti që ky operator është kualifikuar në kundërshtim me këto kritere ligjore është element i qartë që kemi të bëjmë me konsumimin e elementeve të veprave penale të korrupsionit”- thuhet në padinë e PD për Minstren e Transporteve, Belinda Balluku dhe vartësit e saj në Portin e Durrësit, të përfshirë në këtë aferë.

PD i kërkon SPAK që gjatë hetimit të kontaktojë edhe kompaninë serioze gjermane HHLA International Gmbh. “Marrja kontakt me përfaqësuesit e kësaj kompanie për të treguar arsyet kryesore që çuan në tërheqjen e saj nga ky prokurim publik do të nxjerrë më pah të gjithë skemën korruptive dhe do të vërtetojë garën me fitues të paracaktuar HILI COMPANY LIMITED.”- thuhet në padinë e PD, të përfaqësuar nga Sekretari Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

“PD konsideron se ky është një rast ideal që SPAK të sprovohet para qytetarëve duke treguar me vepra funksionimin e ligjit për këdo që e ka shkelur atë, pavarësisht nëse është i pasur apo me pushtet
PD e denoncoi këtë aferë që më fillim, duke i kërkuar Edi Ramës dhe Belinda Ballukut të tregojnë pse zgjodhën një kompani të parajsave fiskale, të dyshuar për pastrim parash dhe se kush janë pronarët e vërtetë që fshihen pas kompanisë malteze, por deri tani prej tyre nuk ka patur asnjë reagim.”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Afera korruptive 30 milionë euro në Portin e DurrësitPD padit në SPAK Belinda Ballukun

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

Video/ Po çonte të sëmurin në spital, autoambulanca përfundon në kanal

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip