Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Afera e inceneratorit të Sharrës/ Mirel Mërtiri, padit BIRN. Media: I qëndrojmë investigimit!

12:19 02/12/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ashtu siç ishte paralajmëruar, kompania që ka nën administrim Inceneratorin e Sharrës në Tiranë dhe biznesmeni Mirel Mmërtiri, e kanë paditur në gjykatë median investigative “BIRN-Albania”.

Padia e tyre është ngritur në lidhje me pretendimin për “prishje imazhi” në lidhje me investigimin e BIRN për paratë e shpërdoruara për inceneratorët e mbetjeve.

Në kërkesë-padi, Mirel Mërtiri, kërkon fshirjen e investigimit për PPP-të e inceneratorëve të plehrave dhe 300 mijë lekë dëmshpërblim.

Por “BIRN-Albania” deklaron se, i qëndron fakteve të publikuara, duke e cilësuar padinë e biznesmenit një përpjekje për të censuruar të vërtetën.

BIRN

Me pretendimin se raportimi për lidhjet e tij me koncesionet e trajtimit të mbetjeve urbane i ka shkaktuar ‘një dëm shumë të rëndë moral dhe ekzistencial’, Mirel Mërtiti ngriti padi ndaj “BIRN Albania”.

Në kërkesë-padinë e dorëzuar në Gjykatën e Tiranës, Mërtiri kërkon fshirjen e shkrimit “Politika pas plehrave: Kush është biznesmeni në hije i monopolit të inceneratorëve” si dhe përgënjeshtrimin e tij nga Reporter.al. Mërtiri kërkon gjithashtu një dëmshpërblim për dëm jopasuror.

Shkrimi me autorë Aleksandra Bogdani dhe Besar Likmeta, u publikua më 17 shtator 2020 dhe trajton lidhjen e Mërtirit me ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj si dhe lidhjen e ngushtë të tij me dy pronarët zyrtarë të koncesioneve të inceneratorëve, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.

Mërtiri pretendon në kërkesë-padi se shkrimi në fjalë përmban aludime dhe etiketime fyese, të cilat i kanë denigruar figurën dhe i kanë cenuar jetën personale, familjare, sociale dhe pasurore.

“Paditësi ka lindur në qytetin e Fierit në një familje punëtore, është rritur dhe edukuar nga prindërit, të cilët i kanë kultivuar ndjenjën e qytetarisë, të integritetit, ndershmërisë, të respektit të vlerave njerëzore, respektit për punën etj.”,- thuhet në kërkesë-padi.

Mërtiri pretendon gjithashtu se i është cenuar personaliteti, duke i shkaktuar dhimbje të brendshme dhe vuajtje shpirtërore. Ai i konsideron faktet në shkrim të pabaza, sa kohë që sipas tij nuk ekziston ndonjë vendim nga institucionet kompetente që ta ketë ngarkuar atë me përgjegjësi penale apo administrative.

“BIRN-Albania” bën të ditur se i qëndron shkrimit të publikuar dhe është e gatshme që të përballet në gjykatë me të gjitha pretendimet e paditësit.

Kristina Voko, drejtore ekzekutive e “BIRN-Albania” tha se, raportimi i BIRN “përmbush standardet më të larta etike të gazetarisë dhe duke qenë se zbardh të dhëna mbi kontrata koncesionare me vlerë qindra milionë euro – të cilat financohen nga taksapaguesit – është thellësisht në interes publik”.

Kristina Voko, drejtore ekzekutive e “BIRN-Albania” tha se, raportimi i BIRN, “përmbush standardet më të larta të etikës në gazetari dhe, duke qenë se hedh dritë mbi kontrata koncesionare me vlerë qindramilionë euro, të cilat paguhen nga taksapaguesit, përbën një interes madhor publik”.

“Në vlerësimin tonë kjo është një padi e llojit SLAPP (Strategic Lawsuit Against Public Participation), një padi e cila ka qëllim të censurojë dhe të intimidojë,” tha Voko. “Ne i qëndrojmë fakteve të publikuara dhe do të vazhdojmë të publikojmë gazetari që është në interes të publikut, qoftë për inceneratorët apo çdo biznes tjetër koncesionar”,- përfundoi ajo.

/Burimi: BIRN/ Përshtati: GazetaReforma.com/

Etiketa: AferaBIRNinceneratoriMirel MërtiripadiSharra

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura

Ndeshja e shumëpritur Shqipëri–Serbi, që do të luhet të shtunën më 7 qershor në “Air Albania”, është shndërruar në një...

00:11 06/06/2025
Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve
Aktualitet

Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve

Shqipëria është renditur sërish mes vendeve që shkelin rregullisht të drejtat e punëtorëve, sipas indeksit vjetor të Konfederatës Ndërkombëtare të...

21:25 05/06/2025
Para

Kolaudimi i automjeteve/ Ja si do të kryhet dhe sa do të kushtojë nga janari 2021...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura

00:11 06/06/2025
Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve

Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve

21:25 05/06/2025
Tronditëse! Tentoi të rrëmbente vajzën 6-vjeçare të detektives Shkënda Lili, në kërkim gruaja

Tronditëse! Tentoi të rrëmbente vajzën 6-vjeçare të detektives Shkënda Lili, në kërkim gruaja

21:01 05/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Aksident në Burrel/ Katër persona të plagosur, dy në gjendje të rëndë

19:52 05/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.