Skip to content
Kronikë

Abuzoi me një të mitur në Sarandë, Bajram Tusha nuk “zë mend”

· 2 min lexim

Bajram Tusha, 74-vjeçari që u akuzua për përdhunimin e një të miture, para dy vitesh u lirua nga burgu.

Gjykata e Sarandës e ndryshoi  masën e sigurisë për të nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.  Por shtatëdhjetë e katër vjeçari Bajram Tusha, i bërë i njohur për mediat për shkak të përdhunimit të një të miture, ka thyer masën e arrestit në shtëpi.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ai është konstatuar nga efektivët duke dalë jashtë banesës.  Ndërkohë që për këtë gjë, materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Shkallës së Parë Sarandë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë se në gjyq, Tusha është shprehur me herët: Nuk pranoj asgjë, faji im është që i rrita dhe i bëra kaq. Kam faj që i rrita dhe i kam mbajtur

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në ngarkim të shtetasit B. T., banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, duke dalë jashtë banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.