Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

A ka diskutim me PD për Reformën në Drejtësi? Rama sqaron dhe ftesën për bashkëqeverisjen

10:28 15/10/2021
Reading Time: 3 min lexim

Pas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme në kryesinë e PS-së, kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për gazetarët.

Ndër të tjera ai ka sqaruar edhe ftesën që i ka bërë opozitës dhe ka sqaruar se për Reformën në Drejtësi nuk do të ketë diskutime m opozitën. Sipas tij është një çështje madhore dhe e vendosur nga partnerët strategjikë si SHBA dhe BE.
Nga ana tjetër ai ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me PD-në  dhe ka shtuar se ftesa që ka bërë më herët për bashkëqeverisjen mbetet ende.  Kujtojmë se ndër të tjera Rama tha se duhet që të thyhen disa barriera që janë vendosur me kohë, për punësim in në administratë, ndërsa pyetjes a do të merren masa reale iu përgjigj: Unë nuk futem në thashetheme që dalin rrugës, nga mbledhje që dalin nga konteksti

A ka marrëveshje për zgjatjen e organeve të vetingut?

Rama: Kjo është një domosdoshmëri që vjen si rezultat i një procesi që ka treguar se sa i vyer është për pastrimin e llumit të sistemit të drejtësisë dhe ky proces s’mund të ndërpritet. Reforma në drejtësi është një reformë e bazuar te një partneritet i ngushtë dhe i padiskutueshëm me aleatët tanë strategjikë, SHBA dhe BE.

Kërkesa për bashkëqeverisje?

Rama: PS është në një proces reflektimi se proceset e reflektimit ne na kanë garantuar që të qëndrojmë në lartësinë e pritshmërive të publikut, na kanë ndihmuar edhe të kuptojmë se vetëpërmirësimi është domosdoshmëri për një forcë politike që merr përsipër të drejtojë vendin.

Ne jemi sot përsëri në qeveri si një forcë e vetme por ne nuk do e harrojmë për asnjë moment se në qeveri ne nuk na kanë sjellë thjesht votat e anëtarësisë sonë por të shumicës dërrmuese të shqiptarëve e atyre duhet t’u japim shansin të përfshihen në familjen tonë politike, duke thyer barriera që koha i vendos dhe inercia i mban aty, e ti japim mundësi shqiptarëve të ndihen mirë për sa na takon jo se ne i bëjmë mirë të gjitha gjërat as se ne nuk bëjmë gabimet tona, por se bëjmë gjithmonë më të mirën tonë që më e mira të bëhet dhe për të tjerët.

Reforma në Drejtësi?

Rama: Reforma në Drejtësi s’është për t’u negociuar, por për t’u kryer. Është shumë e qartë të gjithë që kthim mbrapa nuk ka dhe kush i bie ndesh Reformës në Drejtësi i bie ndesh të ardhmes së vendit. Reforma në Drejtësi s’është kërkesë partiake, por historike, kombëtare, për të gjithë fëmijët e këtij vendi, ndërsa të tjerat janë çështje që do diskutohet. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë çdo gjë me PD.

A do të ketë aksion konkret për të ndaluar këtë lloj punësimet, sepse në rastin e Shkodrës janë anëkuar që Tom Doshi ka marrë vendet më të mëdha të punës?

Rama: Unë nuk futem në thashetheme që dalin rrugës, nga mbledhje që dalin nga konteksti. Deputetët janë aty për të dëgjuar njerëzit dhe për të sjellë në grupin parlamentar, në veshët e të gjithë anëtarëve të qeverisë shqetësimet e njerëzve. Deputetët nuk janë as punëdhënës, as zyra pune. Proceset se si organizohet puna e shtetit dhe si rekrutohen njerëzit për administratë, janë procese që rregullohen dhe i takojnë strukturave të shtetit

Sakaq, i pyetur për opinionin e Komisionit të Venecias për zgjedhjet vendore, Rama tha se nuk vendos qeveria për këtë çështje.

“Për këtë nuk duhet të më pyesni mua, por kë i ka në dorë këto punë. Unë nuk i kam në dorë këtë punë. Qeveria nuk vendos si bëhen këto procese. Proceset normalisht duhet të ishin me kohë”, tha ai.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: drfejtesipdramareforma

Të tjera

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta
Kryesore

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur sot të refuzojë kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për...

12:39 13/08/2025
Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO
Kryesore

Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën gjyqësore për shqyrtimin...

08:51 13/08/2025
Para
Kontrabandë me medikamente mjekësore, përfundon në pranga 31-vjeçari në Durrës

Kontrabandë me medikamente mjekësore, përfundon në pranga 31-vjeçari në Durrës

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip