Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

A do të nisë opozita protestat në shtator? Ja si përgjigjet kreu i PD-së

13:57 27/07/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbajti ditën e sotme një konferencë për mediat, ku foli për raportin e fundit të OSBE-ODIHR, lidhur me zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë konferencës Basha u pyet nga gazetarët në qoftë se do të nisin protestat në shtator dhe kryedemokrati është përgjigjur se, protestat kundër qeverisë do të vazhdojnë në të gjitha format. Gjithashtu Basha ka thënë se “presim jo thjesht hetime me ritëm të lartë, duke filluar nga koka dhe jo nga bishti, por edhe transparencë për këto hetime”. Basha ka theksuar ndër të tjera në fjalën e  tij se vjedhja e zgjedhjeve nuk është dramë e PD, por dramë shoqërore, një dramë me shumë akte.

“Kasandrave që parashikojnë se çfarë do të ndodhë në katër vitet e ardhshme ju them se dhe katër ditë janë një kohë e gjatë. Ne do të intensifikojmë përballjen, do të bëjmë aleancë me shumicën e shqiptarëve. 25 prilli nuk është çështje mandatesh, por çështje ndalimi të paligjshëm të ndryshimit, që shumica e shqiptarëve e dëshironin atëherë, dhe e duan edhe më shumë sot. Detyra jonë nuk është thjesht të ofrojmë programin për të nesërmen, por edhe t’i japim zë, forcë e fuqi kësaj shumice shqiptarësh që duan edhe më shumë ndryshimin e ndaluar përdhunshëm më 25 prill, me të gjitha format dhe mënyrat.
Sot vëmendja e shqiptarëve duhet të mbetet te ky certifikim i qartë i dështimit më të madh në 30 vite pluralizëm për të garantuar votën e lirë e të fshehtë. Detyrat tona janë të qarta, detyra e drejtësisë është e qartë dhe ne do vazhdojmë të insistojmë që ajo ta përmbushë këtë detyrë. Ne presim jo thjesht hetime me ritëm të lartë, duke filluar nga koka dhe jo nga bishti, por edhe transparencë për këto hetime, jo vetëm para PD, por edhe para qytetarëve, që janë dëmtuesit më të mëdhenj nga masakra zgjedhore. Ju garantoj që PD asnjëherë nuk është stepur para asnjë vendimi për të përmbushur detyrën e saj para shqiptarëve dhe demokracisë dhe nuk do të stepet as sot, kur nevoja për demokraci është më e madhe se kurrë. Vjedhja e zgjedhjeve nuk është dramë e PD, por dramë shoqërore, një dramë me shumë akte. Efektet nuk janë teorike, rritja e papunësisë, e kriminalitetit, mungesa e një dere për të trokitur në shtet për të zgjidhur problemet për njerëzit, grabitja e pronave publike, goditja e biznesit, e sipërmarrjes, shkallimi i sistemit arsimor, janë aktet pasuese të dramës që nis me tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve. Këtë tjetërsim e ka bërë një regjim, jo i vetëm Edi Rama. Bashkëpunëtorët e Ramës dihen, një pjesë e tyre njihen prej vitesh, që kur i nxorën përgjimet e dosjeve 184 dhe 339. Prandaj, nuk mendoj se do të ketë ndonjë surprizë për publikun të qëndrimeve tona, pasi ne kemi vetëm një qëndrim, ndaj kësaj masakre zgjedhore dhe pasojave që sjell për shqiptarët, ne do të kemi vetëm betejë. Përpara nuk kemi thjesht një dështak, por kemi një përsëritës serial, prandaj e kam cilësuar si armik të demokracisë, të interesit të shqiptarëve, duke përfshirë këtu edhe vetë anëtarët e partisë së tij.”, tha Basha

Etiketa: editor-choicekreunisopozitapd

Të lidhura

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt
Kryesore

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Në Tiranë kanë mbetur për t’u numëruar më pak se 8 mijë vota të Diasporës, ndërsa një mandat parlamentar vijon...

12:14 15/05/2025
SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës
Aktualitet

SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës

SPAK ka sekuestruar telefonin celular të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, përfaqësues i Partisë Socialiste. Kryebashkiaku...

11:09 15/05/2025
Para
Lionel Messi dhe Barcelona në “ajër”, e ardhmja e yllit argjentinas mbetet një mister!

Lionel Messi dhe Barcelona në "ajër", e ardhmja e yllit argjentinas mbetet një mister!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

12:19 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

12:14 15/05/2025
Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:51 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.