Digjet një automjet në Prezë të Vogël, dyshohet se i përket autorëve të vrasjes në Tiranë
Një automjet është gjetur i djegur në Prezë të Vogël, pak minuta më parë dhe paraprakisht mendohet se i përket autorëve të atentatit të 40-vjeçarit që u vra mbrëmjen e sotme në zonën e Komunës së Parisit, raporton Balkan Web.
Hekuran Billa, 40-vjeç, ishte liruar nga burgu vetëm një vit më parë.

Mësohet se ai ishte dënuar për vrasje në Britaninë e Madhe në vitin 2006 dhe ishte ekstraduar në Shqipëri ku kishte kryer dënimin dhe një vit më parë kishte lënë qelinë.
Billa është gjetur i vdekur brenda një makinë të bardhë tip “BMW X6”.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plot të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.