Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mustafa Nano publikon fotot e Sali Berishës me Enver Hoxhën: “Nuk mund të pranohet që mbështetësit e tij t’i kundërvihen Krajës”

22:47 24/12/2019
Reading Time: 4 min lexim

Vendosja e Arben Krajës në krye të SPAK u shoqërua me polemika të shumta.

Kjo pasi Kraja ka qenë hetues gjatë kohës së komunizmit dhe ka hetuar çështje të kalimit të paligjshëm të kufirit.

Figura të ndryshme si Gazmend Bardhi, Tomorr Alizoti, Agron Tufa etj., reaguan duke e quajtur të papranueshme diçka të tillë.

Së fundmi, lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Mustafa Nano.

Në monologun hyrës të emisionit të tij “Provokacija” ai ka publikuar disa foto të Berishës me familjen e Enver Hoxhës.

Nano thotë se mund të pranohet që Berisha ka qenë afër familjes së diktatorit, apo që ka qenë 25 vjet anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë, madje edhe fakti që ka qenë sekretar i organizatës bazë në ndërmarrjen ku ka punuar, në spitalin që ka ekzistuar atëherë në Tiranë.

Por, ajo që ai e konsideron të papranueshëm është fakti që mbështetësit e Berishës t’i vërsulen sot një personi si Arben Kraja.

Nano shprehet se nuk e kupton dot se si këta njerëz mbështesin Berishën, i cili ka qenë kaq afër Hoxhës dhe kundërshtojnë në këtë mënyrë Krajën, që ka qenë prokuror në vitet e fundit të komunizmit.

Monologu i plotë

Do ju kallëzoj disa fotografi. Fotografia e parë është fotografia e Sali Berishës me Simon Stefanin. Burri i shkurtër në mes, me syze është Simon Stefani.

Siç e thashë janë foto të vjetra, dhe nuk i kam nxjerrë këtu për të diskretituar Sali Berishën.

Po marr guximin të them se fotot janë OK, sepse jam i sigurtë që kanë qenë me mijëra njerëz, që kanë dashur të jenë në vendin e Sali Berishës, kanë dashur të jenë në këto foto.

Rrethanat e kanë dashur që në këto foto të jetë Sali Berisha.

Është dhe një tjetër foto e famshme ku Sali Berisha ka dalë në foto me familjen e Enver Hoxhës, shihet që janë në një barkë të thjeshtë, duhet të jenë në Drilon.

Këto foto nuk i kam ekspozuar sot, për të kritikuar apo qortuar apo denigruar Sali Berishën. E përsëris, për mua këto foto janë Ok-ej për të njëjtën arsye që iu thashë.

Kanë qenë me mijëra shqiptarë që do të donin të ishin në vendin e Sali Berishës, sidomos në rrethanat e fotos së fundit, pra paranë familjes së Enver Hoxhës.

Mund të pranohet gjithashtu që ky njeri ka qenë 25 vjet anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë, mund të pranohet, mund të jetë Ok-ej dhe ky fakt.

Mund të jetë Ok-ej edhe fakti që ka qenë sekretar i organizatës bazë në ndërmarrjen ku ka punuar, në spitalin që ka ekzistuar atëherë në Tiranë.

Mund të pranohet edhe fakti që, ndonëse ka qenë me këtë lloj biografie dhe këtë lloj backgroundi, ky njeri u zgjodh dy herë President i Republikës, ky njeri ishte 2 mandate Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, dhe kjo është Ok-ej.

Po çfarë nuk mund të pranohet? Është një gjë tjetër.

Nuk mund të pranohet që mbështetësit e këtij njeriu, si psh. Gazmend Bardhi, Tomorr Alizoti, Agron Tufa, apo të tjerë, ti vërsulen sot një personi si Arben Kraja të cilin unë nuk e njoh, këto kohë e mora vesh se paska një njeri që quhet Arben Kraja dhe që është zgjedhur në krye të SPAK-ut.

Nuk mund të pranohet që këta njerëz ti vërsulen Arben Krajës,  dhe ti vërsulen për faktin, që Arben Kraja 30 vite të shkuara, ka qenë prokuror, dhe nga pozitat e prokurorit ka dënuar mbi bazën e ligjeve të shpifura të diktaturës që ishin në fuqi.

Ka vendosur dhe mbi bazën e mendësive të veta komuniste, por në këtë rast jam i bindur se ka qenë mbi bazën e ligjeve që kanë qenë të shkruara, dhe që për mua kanë qenë ligje të shpifura. Mbi bazën e atyre ligjeve ka dënuar disa njerëz për moralin e tyre antikomunist.

Ti vërsulen këtij njeriu ata njerëz, për të cilët unë fola, që kanë qenë mbështetës të atij njeriu që unë fola, kjo është për të marrë malet.

Kjo është për të marrë ekzilin, kjo është arsye për të marrë ekzilin. Kështu që unë po e mbyll me një pyetje;

Si ka mundësi që këta njerëz janë të provokuar, që sot në krye të SPAK-ut është Arben Kraja, që paska qenë prokuror në vitin e fundit të dikaturës komuniste? Për mua qofshin këta që janë!.

 

Etiketa: mustafa nanoSali Berisha prane Enver Hoxhes

Të lidhura

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj
Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar dhjetë raste të reja të infektimit me...

17:03 07/06/2025
Para

Skandal\ Policia nuk merr dëshminë e qytetarit: “Mund të vrasësh, dorën nuk ta mbaj unë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.