Skip to content
Të Gjitha

31-vjeçari hidhet nga kati i katërt i pallatit, ndërron jetë në vend i riu nga Elbasani

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan.

Një 31- vjeçar është vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati në lagjen “Beqir Dardha”.

Mësohet se i riu ka ndërruar jetë gjatë kohës që po transportohej për në spital.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan, shtetasi U.Xh., 31 vjeç,  është hedhur nga ballkoni i banesë së tij nga  kati i katërt i një pallati dhe rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.