Skip to content
Kryesore

Gara për drejtuesit e policisë në qarqe, dorëhiqen dy kandidatë

· 2 min lexim

Policia e Shtetit ka publikuar një listë me 38 emra drejtuesish dhe kandidatësh, të cilët janë përfshirë në thirrjen e re për t’u testuar për postet e drejtuesve të qarqeve.

Ajo që bie në sy është mosprania e asnjë gruaje apo vajze që gjendet në radhët e Policisë së Shtetit. Fillimisht u tha se në garë kishin hyrë vetëm 10 efektive, por në listën prej 38 personash nuk gjendet emri i asnjërës prej tyre.

Po ashtu, vihet re se jashtë listës së 12 kryesuesve të mundshëm janë emra të njohur të Policisë së Shtetit, me karriera të shkurtra drejtuese, si Tonin Vocaj, Altin Qato, Lorenc Paganika, Gjovalin Loka, si dhe Skënder Hitaj, një prej emrave të përfolur më herët për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit.

Burime bëjnë me dije se Shkëlqim Bala pritet të emërohet drejtor i Policisë së Tiranës. Pas tij, i dyti në listë është ish-drejtori i AMP-së së Tiranës dhe aktualisht në Drejtorinë e Standardeve Profesionale, Elidon Çela, me 87.3 pikë, ndërsa i treti është zv.drejtori i Policisë së Vlorës, Elton Alushi, me 85.3 pikë.

4 – Fatmir Lleshaj 82.33 pikë

7 – Gentian Berberi 78.00 pikë

9 – Altin Merizaj 76.00 pikë

10 – Erion Ahmeti 75.00 pikë

12 – Gazment Shehu 73.00 pikë

13 – Gjovalin Loka 72.00 pikë

15 – Skënder Hita 71.00 pikë

16 – Lorenc Panganika 66.00 pikë

18 – Niko Brahimaj 66.00 pikë

19 – Adriatik Tafçiu 65.00 pikë

21 – Shkëlzen Rexhepi 65.00 pikë

22 – Alket Shatro 64.00 pikë

24 – Ermal Muçaj 62.00 pikë

25 – Artan Bajraktari 61.00 pikë

28 – Ardit Elmazi 59.00 pikë

29 – Alfred Nomani 58.00 pikë

30 – Bedri Hasanaj 58.00 pikë

31 – Kujtim Gjoka 58.00 pikë

35 – Islor Islami 50.00 pikë

36 – Alfred Elezi 48.00 pikë